Alizoti dje duhet të kishte folur me zë në kupë të qiellit e t’iu thoshte ne sy Edi Ramës, Sali Berishës dhe gjithë komunistëve në atë sallë si ishin bashkëpunëtorë në gjenocidin serb ne Kosovë .
Të fliste dhe t’iu çirrte maskën e hipokrizisë së atyre që të vrasin natën e të qajnë ditën.
Të fliste për faktin që partinë e tyre e themeluan serbët ne 1941 që prej asaj dite ka kryer aq shume krime ndaj shqiptarve ne të dy anët e kufirit.
Të fliste për “Marrëveshjen e Mukjes “që grisën drejtuesit serb të PKSH për shkak se u vendos bashkimi i Kosovës me Shqipërinë .
Të fliste Masakrën e Matjanit në Lushnje të urdhëruar nga serbi Dushan Mugosha e të ekzekutuar nga komunisti Mehmet Shehu .
Për Masakrën e Tivarit ku mbi 5 mijë djem të Kosovës u masakruan pasi iu dorëzuan serbëve nga partizanët shqiptarë.
Të fliste për firmëtarin e pavarësisë Bedri Pejani që u pushkatua bashkë me stërgjyshin e gjyshin e tij me grupin special ne 1945 .
Te fliste për Mehmet Prishtinën që u var bashkë me gjyshin e tij me grupin e deputeteve ne 1946.
Të fliste për të parët e Presidentit Rugova që u pushkatuan nga partizanet e Shqipërisë se ishin nacionaliste .
Të fliste për Shban Polluzhën e qindra nacinalistë te tjere që u tardhetuan e varnë nga partizanët e Shqipërisë
Të fliste Sali Vuçiternën, gjyshin e Presidentes Osmani ,që u mbyt i gjallë në Kënetën e Maliqit nga komunistët .
Te fliste për të gjithë ata vëllezër e motra nga Kosova qe vinin ne Shqipëri ti shpëtonin gjenocidit serb e përfundonin me keq , në gjenocidin komunist shqiptar në burgje e kam internimi bashkë me Tomorin, e mijëra shqiptare të tjerë .
Duhet te fliste edhe për Ali Ukën zëdhënës i UÇK dhe Ahmet Krasniqin, Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës qe u varnë në mes të Tiranës .
Duhet te dëshmonte me zë të lartë faktin se raportet e Sigurimit të Shtetit dhe PPSH janë me të zeza se ai i Dik Martit për Kosovën dhe patriotet shqiptarë atje e këtu.
Të fliste për ata patriotë të Kosovës që komunistët shqiptarë i futën dhe i mbajtën ne listën e “kriminelëve të luftës” deri në 1991. A nuk u përpoq edhe Dik Marti të bënte të njëjtën gjë?
Po Tomori nuk foli .
Zgjodhi ti dhuronte fjalën e tij dikujt tjetër , pa asnjë lidhje me të dhe ata që e kanë votuar e mbështetur e për me tepër ish sekretar i asaj partie që bëri ato krime që rreshtova me lartë e më shumë se aq.
Që te kuptohemi qëndrimet politike janë zgjedhje e përgjegjësi personale, politike e morale të secilit . Ky është vetëm një qëndrim i imi lidhur me atë qe ai po bën politikisht duke pasuar ne vëmendje raportin me të dhe veçanërisht investimin tim politik e moral për të.
Është njëherazi dhe sqarim për ata qe iu kam kërkuar ta mbështesin politikisht dhe elekoralisht duke ua prezantuar si përfaqësues të shtresës sonë e me të drejtë më kërkojnë një shpjegim për sjelljen e tij, ndryshe, sot .
Shpresoj të jetë një lajthitje e momentit dhe jo një vazhdimësi se pastaj as këto që shkrova nuk do të kenë me ,as vlerë e as kuptim.