Në vitet ’70, refuzimi i vendit të punës që të sigurohej nga shteti konsiderohej një kundravajtje administrative që me raste mund të klasifikohej edhe si kundravajtje penale.
Në vitin 1973, Kuvendi do të miratonte një dekret të Këshillit të Ministrave të posaçëm të emërtuar “Për detyrimin e parazitëve për punë”.
Edhe vetë terminologjia e përzgjedhur në dekret ishte përçmuese për ata persona që refuzonin punën që u caktohej. Dekreti që sjell mëposhtë SCAN, i dedikohej vetëm meshkujve e përfshinte të gjithë ata që kishin mbushur moshën 15 vjeç. Referuar dekretit, personat që refuzonin një vend punë që u ishte caktuar, fillimisht merrnin një paralajmërim nga organet shtetërore.
Nëse pas 15 ditëve personi refuzonte të shkonte në punë, atëhere ai do të vendosej detyrimisht në një punë që do të caktohej nga organet shtetërore. Nëse edhe pas vendosjes në punë me detyrim personi refuzonte apo braktiste punën, atëhere ligji parashikonte penalitete që varionin nga 500 lekë, në riedukim e deri në heqje të lirisë deri në 2 vite.
k.k/ SCAN
Mëposhtë vendimi i plotë:
Për detyrimin e parazitëve për punë, Dekret Nr. 5072 datë 29. 6. 1973, ndryshuar me dekretin Nr. 5370, datë 31. 1. 1976.
Duke marrë parasysh se puna në Republikën Populiore Socialiste të Shqipërisë është nder e detyrë e kjo mbetet, mjet edukimi edhe për shtetas të veçantë, që i shmangen punës shoqërisht të dobishme dhe bëjnë jetë parazitare, të papajtueshme me rendin shoqëror socialist;
Në mbështetje të nenit 58, pika 6 të Kushtetutës,
Me propozimin e Këshillit të Ministrave;
Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë.
VENDOSI
Neni 1
Personat (meshkuj) që kanë mbushur moshën 15 vieç dhe megjithëse ju janë krijuar kushtet për të punuar sipas aftësisë, i shmangen punës shoqërisht të dobishme dhe jetojnë në kurriz të anëtarëve të tjerë të familjes, ose sigurojnë mjete për jetesë me anë të matrapazIlëkut, ushtrimit të profesionit pa leje ose me çdo veprimtari tjetër të kësaj natyre, kur vepra nuk formon krim, vendosen detyrimisht në punë.
Neni 2
Me kërkesën e organizatave shoqërore, të organeve të pushtetit të drejtësisë dhe të policisë popullore, personat që bëjnë jetë parazitare paralajmërohen nga komiteti ekzekutiv i këshillit popullor të vendbanimit të tyre për të hyrë në punë.
Neni 3
Personat që vendosen detyrimisht në punë në ndërmarrje, gëzojnë të drejtat dhe detyrimet simbas dispozitave në fuqi; kurse ata që vendosen në kooperativat bujqësore shpërblehen në bazë të rregullores tip “Për organizimin dhe shpërblimin e punës në kooperativat bujqësore”.
Neni 4
Kur personi i vendosur detyrimisht në punë pa arsye të justifikuara i shmanget zbatimit të vendimit të komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit ose braktis punën e caktuar, ose shkel rëndë disiplinën në punë dënohet për kundërvajtje me gjobë gjer në 500 lekë dhe, në rast përsëritje, për krim me riedukim nëpërmjet punës ose me heqje të lirisë gjer në 2 vjet.
Neni 5
Komiteti ekzekutiv i këshillit popullor të rrethit, me iniciativën tij ose me propozimin e qendrës së punës ku ndodhet personi i vendosur detyrimisht në punë, mund të vendosë lënien e tij të lirë edhe pa u plotësuar koha e caktuar, kur nga sjelljet dhe qëndrimi ndaj punës e shoqërisë del se ka hequr dorë përfundimisht nga mënyra e jetesës parazitare.
Neni 6
Autorizohet Këshilli i Ministrave të japë për zbatimin e këtij dekreti./SCAN