Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha raportohet se ka ndërruar shtëpi. Basha nuk jeton më në apartamentin e tij në katin e 12-të, pranë kullave te “Qemal Stafa”, por është zhvendosur kompleksin e vilave “Long Hill”, në periferi të Tiranës
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është pyetur për surprizën që i rezervuan sot qytetarët e Korçës me banderolat “Welcome Luli”. Sipas Ndokës këto janë antimitingje, tipike komuniste të kryeministrit që i përgjigjet sulmit me sulm.
“Vetë kryeministri në fakt, nuk ka vilë, por ka bunker. Basha është bërë i pasur me punë.” theksoi Ndoka.
Sipas Ndokës, çdo lloj lëvizje financiare mund të vërtetohet lehtësisht, për aq kohë sa Basha është pa mandat.
“Le të hetohet. Basha pa mandat është dhe çdo lloj lëvizje mund të vërtetohet në sistemin financiar. Mesa informacion kam unë, çdo gjë është e qartë si në dritën e diellit”.