Bukuritë e Shqipërisë së fundmi kanë bërë jehonë edhe në SHBA. Washington Post këshillon turistët që këtë vit në vend se të planifikojnë të shkojnë në Mykonos të bëjnë një vizitë në Shqipëri, për të përjetuar një eksperiencë unike në brigjet e vendit tonë.
Postimin e Washington Post e ka ndarë në Facebook edhe kryeministri Rama.
“Ja edhe kolosi mediatik Washington Post, me jehonën e tij për Shqipërinë turistik e cila u jepet lexuesve si alternativa më e mirë edhe krahasuar me të superfamshmin Mykonos-in fqinj, duke i ftuar të provojnë eksperiencën unike përgjatë bregdetit shqiptar me plazhe të kristalta qytete antike dhe male perfekte për sporte natyrore si paketa më e plotë e turizmit të qëndrueshëm, në vend të destinacioneve të mirënjohura por edhe të mbipopulluara të Mesdheut”,-shkruan kryeministri.