Pavarësisht tensioneve në Tiranë lidhur me prishjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar për t’i hapur vendin ndërtimit të një projekti të ri, duket se kjo situatë nuk është ndjerë në Durrës. Qindra qytetarë kanë nisur plazhin duke u relaksuar në ujërat e detit “Adriatik”.
Ndërkohë, edhe pse masat e vendosura e ndalojnë hapjen e lokaleve, dhjetra bare nuk kanë pritur ditën e hënë por kanë hapur dyert e lokaleve të tyre.
“TemA” po përcjell disa fotografi nga atmosfera e ditës së sotme përgjatë vijës bregdetare.