Mbërritja nga Britania e ekspertizës për çështjen “Babale”, do nxjerrë lakuriq deputetin e PD, Ervin Salianji, i cili ka qënë montatori kryesor i këtij audio-përgjimi, që trazoi politikën shqiptare dhe që çoi në burg në Itali, vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Ky përgjim i stisur nga një njeri që mban nofkën “Babale” dhe një person tjetër nga Novosela e Fierit, ka nxjerrë nudo deputetin e PD Ervin Salianji, i cili ka montuar në mënyrë dashakeqëse dhe e ka shitur si “telegram i Makut” këtë provë tek kryetari i PD Lulzim Basha.
Luli si Luli, e ka besuar nga fillimi deri në fund këtë histori me “Babalen”, i cili ishte paraqitur së bashku me Salianjin në PD dhe që ndër të paktat here në jetën e tij nuk kundërmonte era raki.
Lakuriqësinë e Salianjit në këtë çështje pritet që ta sqarojë gjatë muajit tetor 2018 prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila do të hedhë dritë mbi gjithë ngjarjen si dhe çfarë ka ndodhur në prapaskenë.
E turpshme por e vërtetë, pasi Salianji në gjithë këtë histori është tradhtuar dhe nga dy denoncuesit e tjerë të çështjes “Babale”, kur janë pyetur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Përpara prokurorit Genti Osmani, “Pamfleti” mëson se deputeti Enkelejd Alibeaj dhe këshilltari i Bashës Gazmend Bardhi, kanë pohuar se shtetasin Albert Veliu (Babalen) e ka sjellë në PD deputeti Ervin Salianji.
Sipas dy dëshmive të zyrtarëve të Lartë të PD, Salianji kishte dhe materialin audio-përgjim në një USB, që ja ka dorëzuar Kryetarit të Partisë Basha, dhe që më pas e kanë parë dhe riparë disa herë së bashku.
Pyetjes së prokurorit Osmani, nëse e njihnin më parë Albert Veliun, Alibeaj dhe Bardhi kanë pohuar se nuk e njihnin më parë këtë person dhe se kontakti i parë me të ka qënë një takim në PD.
Nga këto dëshmi, rëfimin e gazetarit Jetmir Olldashi, përgjigjia e ekspertizës së mbëritur nga Italia dhe shumë dëshmi të tjera, prokuroria pritet të nxjerë në muajin tetor “lakuriq” pozicionin e deputetit Salianji.
Ka shumë gjasa që Salianji, njeriu që aspiron dhe ëndëron për të marrë drejtimin e PD me humbjen e rradhës të Bashës në zgjedhjet elektorale dhe lokale, të vihet në ndjekje penale për këtë mashtrim që trazoi politikën Shqiptare, por që në fund të fundit nxori nga strofka dhe çoi drejt burgut Agron Xhafaj, vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj./Pamfleti