Një lëkundje e fortë tërmeti, që fatmirësisht zgjati vetëm pak sekonda është ndier sot në orën 16.05 në kryeqyteti. Magnituda e tërmetit ishte 3,9 ndërsa epiqendra ishte 21 km larg Tiranës. Ndërkohë, shërbimi Evropian i Sizmologjisë EMSC konfirmoi tërmetin ku lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Durrës, por edhe Shkodër siç raportojnë banorët në kohë reale tek EMSC. Dridhjet janë ndjerë edhe në Mal të Zi, si edhe në disa vende të tjera të rajonit.
Në të njëjtën orë, në të njëjtën ditë, për ironi, kjo e martë shënon fiks 2 vite nga tërmeti i 21 Shtatorit. Atë pasdite, në orën 16.09, lëkundja sizmike me magnitudë 5.8 tmerroi kryeqytetin ku u raportuan dëme materiale dhe persona të plagosur.
Sipas bilancit të Institutit të Gjeoshkencave Energjisë dhe Ujit, tërmeti i 21 shtatorit u cilësua si më i forti në 40 vitet e fundit. Sipas buletinit që lëshoi IGJEUM në muajin shtator, Rrjeti Sizmologjik i Shqipërisë, regjistroi për vendin tonë sizmitetin e nivelit më të lartë në dekadat e fundit.
Ky është tërmeti me magnitudë më të madhe që ka rënë pas tërmetit të Shkodrës M6.9, më 15 prill 1979. Dy muaj më pas, më 26 Nëntor në orën 03.54, një tërmet me magnitudë 6.4 goditi vendin duke shkaktuar 51 viktima.
Tërmeti shkatërrues i datës i 26 nëntor, ku u shuan 51 jetë e me mijëra persona mbetën pa banesat e tyre, u cilësua më vdekjeprurësi në botë për vitin 2019. Viti 2019 do të mbahet mend gjatë si një vit zie për shkak të këtij tërmeti, që mori 51 jetë plot ëndrra./Ekskluzive.al