Nga një ndërtesë e ngritur mbi pusetën e ujërave të zeza, në një shtëpi komode, të mobiluar dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme shtëpiake.
Kjo është historia e çiftit të të moshuarve Demir e Violeta Isufaj dhe tre nipërve e mbesave të tyre, Sabina, Redoni dhe Irini Gjoka, të cilët u sistemuan në banesat sociale të Shkozës nga Bashkia e Tiranës pasi shtëpia e tyre pa leje te rrethrrotullimi “Shqiponja” prekej nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe.
Një nga mysafirët e parë në shtëpinë e tyre të re ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion veliaj, i cili teksa i uroi për strehëzën e ngrohtë, tha se të gjithë ata banorë që do pranojnë të strehohen në banesa sociale do t’i përdorin ato pa afat.