Ne do të analizojmë rolin që kanë institucionet financiare jo banka. Të gjitha këto institucione kanë bekimin e Bankës së Shqipërisë dhe duhet të funksionojnë sipas një rregullorje të caktuar.
Skema e institucioneve financiare të mikrokredisë që përfitojnë nga jeta e vështirë e njerëzve në nevojë, prihet nga “Tranzit” shpk, institucion me pronarë në ishujt Kajman.
Një tjetër institucion financiar jobankar i diskutueshëm në Shqipëri është Kredo Financë SH.P.K. Ky institucion administrohet nga Arlinda Muja dhe ka si aksioner 100% “AS Finitera”.
“Mogo Albania” ka marrë licencë me datën 10 tetor të vitit 2018, dhe është i njohur për mikrokredi, për blerje makinash të përdorura. Mogo ka si administrator në Shqipëri, Irma Shkrepën ndërsa si aksionier 100% ka Mogo Finance S.A, me qendër në Luksenburg.
Estonenzët e “Iutecredit Albania” që kishin në pronësi 100% të kompanisë “Final” shpk, ia shitën aksionet e tyre një miliard lekë të vjetra, Arben Meskutit.
Pronari i ri i mikrokredi “Final” shpk, ka problem me drejtësinë, pasi është ndaluar nga Ministria e Drejtësisë të ushtrojë profesionin e avokatit dhe përmbaruesit. Por pavarësisht kësaj ai po drejton të njëjtën skemë financiare me norma interesi kredie jashtë çdo standarti.
Në janarin e vitit 2019, Arben Meskuti ka qenë përmbarues privat tek shoqëria “Shërbimi Përmbarimor FS” sh.p.k, që kishte ndërruar emrin në mënyrë misterioze, pasi më parë e kishte pasur shoqëria përmbarimore “Star” dhe Zig .
blob:https://www.facebook.com/29a1368e-e78f-4572-b4bf-da6b27d912b1