Viti 2025 ka nisur me lëkundje tërmeti në veri të Shqipërisë.
Pak pas mesnate lëkundje janë regjistruar në veri të vendit, 8 km në verilindje të Kukësit, pranë Prizrenit.
Epiqendra raportohet ndërmjet kufirit të Shqipërisë me Kosovën.
Lëkundjet kanë qenë të magnitudës 3,4 sipas shkallës Rihter ndërsa thellësia 5 km.
Deri tani nuk janë raportuar dëme.