Pas lënies së mandatit nga deputeti Alqi Bllako, i arrestuar për llogari të SPAK për aferën e inceneratorëve, me prangosjen e deputetit socialist ju hap rruga Pandeli Majkos, një nga figurat më të shquara të PS-së.
Mësohet se ish-ministri socialist ka nisur procedurat për të marrë mandatin e lënë pas nga Bllako në Kuvend. Pandeli Majko sot ka dorëzuar formularin e Vetëdeklarimit në KQS.
Kujtojmë që Pandeli Majko nuk mundi të merrte mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prillit, pasi mori 8790 vota, ndërkohë që i duheshin 12602 vota për të thyer herësin, duke qenë se ishte rënditur i 19 në listë.
Po si e komentonte asokohe ish-ministri vendin e 19 të caktuar nga Rama në listën e kandidatëve të Tiranës?
“Një nga logot rezervë të fushatës, kam “atë 19 ku ta kesh!”. Sa më shumë të punosh aq më shumë taksohesh, si taksa progresiste”, shprehej asokohe Majko.
Por me sa duket fushata e Majkos i ka dhënë frutet e saj, me “19 ku ta kesh”, deputeti po futet sërish në parlament, duke zënë karrigen e disa të inkriminuarve.
Një gjë është e sigurtë, e provuar gjithë këto vite, se në PS ka gjithmonë shpresë për tu bërë deputet, edhe në qoftë i fundit në listë, për sa kohë deputetët hynë e dalin si në shtëpinë e tyre, disa me kostum e disa me pranga… edhe Kryeministri thotë se nuk i njeh!/Ekskluzive.al