Ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka ka sulmuar ashpër ministren aktuale të Arsimit, Besa Shahini lidhur me promovimin që i bëri sot disa punonjësve si të arsimuar jashtë vendit.
Sipas Mukës drejtoresha e promovuar si e arsimuar në Itali, ka diplomë fallco, por ende qëndron e punësuar në ministri.
“Në vend që të bëjë propagandë dhe të luaj me nocionin “jashtë vendit” ministrja jonë duhet të kërkojë falje publike”, shkruan Muka në postimin e tij.
Vetë ministrja Besa Shahini ka vijuar promovimin e punonjësve të këtij institucioni përgjatë dy ditëve, dje dhe sot në rrjetet sociale.
Reagimi i plotë
Ministrja e Arsimit promovoi sot disa punonjes qe sipas Beses jane te arsimuar jashte vendit. Ne fakt:
LEXO EDHE: Besa Shahini, kush është Ministrja e re e Arsimit
-Drejtoresha e promovuar si e arsimuar ne Itali ka diplome fallco, e pranuar nga vete drejtoresha. Ende qendron si e punesuar ne ministri dhe promovohet nga Ministrja.
-Drejtori i Ascal ka mbaruar Bachelor ne Amerike, por ne nje universitetet te renditur me ulet se Universiteti i Tiranes, dhe ku skandalet per titujt akademik te vjedhur kane qene teme e dites
-Punonjesja e promovuar si e arsimuar ne Milano, ka mbaruar studimet Bachelor dhe Master ne Universitetin Europian te Tiranes, por ka bere nje shkembim akademik disa javor ne Milano!
Besa Shahini ne vend qe te bej propagande dhe te luaj me nocionin “jashte vendit”, duhet te kerkoje ndjese publike!/CNA.al