Gjykata e Posaçme e Apelit dënoi sot me 3 vite e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Avokati i tij e ka quajtur skandaloz vendimin dhe ka paralajmëruar se do të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve në përkrahje të tij. Njëri prej tyre është edhe Enes Cami, i cili tregon se Tahiri e ka ndihmuar pa e njohur dhe pa asnjë interes.
Ai thotë se Saimir Tahiri do të mbetet në memorien e tij si ministri që reformoi figurën e policit, duke rritur ndjeshëm besimin e njerëzve te Policia e Shtetit.
“Keqardhje per S. TAHIRI!
Ne memorien time do mbetet si dikush qe me ndihmoi pa me njohur, pa kurrefar interesi,vetem sepse une kisha te verteten time me vete.
Gjithashtu do mbetet ne memorien time si Ministri qe reformoi sjelljen dhe figuren e Policit. duke rritur ndjeshem besimin e njerezve te Policia e Shtetit!
Nuk ishte ai e keqja e ketij vendi”, shkruan ai.