osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Në kujtim të regjizorit dhe aktori të teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit “Artistit të Merituar” Vangjel Heba

Në kujtim të regjizorit dhe aktori të teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit  “Artistit të Merituar” Vangjel Heba

Kujtojmë sot në ditën e lindjes aktorin e Teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit Vangjel Heba. Nderim dhe respekt për figurën e tij!

Vangjel Heba (1933-2007). Lindi më 11 Mars të vitit 1933 në qytetin e Durrësit. Fillimet e tij artistike i gjejmë që gjatë Liceut Artistik të Durësit në vitin 1950,kur ai ishte në vitin e tretë të Liceut, në interpretimin e dramës ruse “Nën gështenjat e Pragës”. Pritja e ngrohtë nga publiku bën që ai të vazhdojë në rrugën e artit.

Kështu gjatë kohës së shërbimit të detyrueshëm ushtarak të nisur në dhjetor të vitit 1952 në Ansamblin e Ushtrisë, së bashku me aktorë të tjerë të njohur si Avni Resuli, Esat Oktrova, Piro Mani do të themelojë Teatrin e Ushtrisë.

Ai do të ishte gjithashtu edhe një nga themeluesit e Teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit në 11 Janar të vitit 1953 duke interpretuar rolin e Petritit në dramën e parë të vënë në skenë nga ky Teatër , “Familja e Peshkatarit” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit). Në vitin 1953 kthehet nga ushtria dhe fillon punën pranë këtij Teatri, ku ai së bashku me Artistin e Popullit, Nikolin Xhoja, do të bëhej një nga shtyllat e këtij Teatri.

Në vitin 1975 pasi mbaron studimet për regjisurë dhe pas një periudhe specializimi dy vjeçare pranë Teatrit Popullor (sot Teatri Kombëtar) si regjisor, do të jetë për 5 vjet edhe regjisor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” duke vënë në skenë rreth 15 drama e komedi të ndryshme. Këtu mund të përmendim dramat “Fluturimi i breshkës” , “Njerëz mbi shkëmb”, “Një shok i klasës sime” etj.

Të shumta, do të jenë edhe rolet , rreth 80-të, që ai do të interpretojë me këtë Teatër . Këtu mund të përmendim rolin e Adem Rekës tek drama “Flamur në stuhi”, Anjuckin te “Martesa” e Gogolit, Berti te “Rrënjë të thella” etj. Del në pension në vitin 1988.

Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë ai i Vasilit në filmin “Furtuna” në vitin 1959 më tej do të vazhdonin rreth 22 role të tjerë si roli i Murrashit në filmin “Toka jonë” në vitin 1964, roli i toger Petros në filmin “Njësiti Guerril” në vititn 1969, roli i Dom Gjonit në filmin “Thirrja” në vitin 1976 , rolin e Drejtorit të shkollës në filmin “Vajzat me kordele të kuqe” në vitin 1978, rolin e Peshkop Jakovit në filmin “Nëntori i Dytë” në vitin 1982, rolin e Fane Mërtirit në filmin “Gurët e shtëpisë sime” etj.

Ndahet nga jeta dhe familja e tij e dashur më 17 tetor 2007. Bashkia e Durrësit për të nderuar kujtimin e tij do ti japë titullin “Qytetar Nderi”. Për meritat e tij artistike Vangjel Heba në vitin 1971 do të vlerësohet me titullin “Artisti i Merituar”.