Besim Levonja lindi në Elbasan më 16 mars të vitit 1922 dhe ndërroi jetë më 21 qershor të vitit 1968.
Veprimtarinë e tij artistike e filloi që herët, në vitin 1942. Me krijimin e teatrit Popullor në 1945 Besim Levonja është ndër të parët artistë që formuan grupin artistik të këtij teatri.
Pjesa e parë që shfaqi Teatri Popullor nga dramaturgjia jonë është pjesa “Coni, Ishja, Roma” në vitin 1945.
Por suksesin më të madh si krijues, Besim Levonja e arriti me komedinë “Prefekti” (dhjetor 1948), e cila për kohën qe një komedi e suksesshme.
Rolet e tij në teatër janë të shumtë. Ndër kryerolet e tij në Teatrin Popullor përmendim Gjeloshin “Votra e huaj”, plakun e urtë “Trimi i mirë me shokë shumë”. Sokoli “Halili dhe Hajria”, Tetarefi “Mikroborgjezët”, varrmihësi “Hamleti”, Dobçinski “Revizori”, etj.
Ka interpretuar edhe në filmin artistik. Eshtë nderuar me urdhërin e lartë “Hero i punës socialiste” për kohën, dhe me titullin “Artist i merituar”.