Veli Rada u lind me 28 shkurt 1943. Veli Rada ka studiuar në degën e aktrimit të Institutit të Lartë të Arteve, në vitet 1972-1975.. Veli Rada ishte një aktor i shquar i humorit shqiptar dhe i nderuar dhe vlerësuar me shumë tituj.
Ai ka qenë gjithnjë i pranishëm në festat e fundvitit.
Aktori i madh i humorit, i mirënjohuri Veli Rada është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare
Kush ishte Veli Rada?
Veli Rada ishte një aktor i shquar i humorit shqiptar, i nderuar edhe i vlerësuar me shumë tituj. Ai e ka realizuar karrierën e tij humoristike para edhe pas viteve ’90, kur edhe sistemi i diktaturës ra. Në koncepte ai ishte shumë demokrat dhe si i tillë u nda nga jeta. Në vitin 2013, pra vetëm një vit më parë, ai u nderua nga Bashkia e Tiranës me titullin “Mirënjohja e kryeqytetit” si dhe nga Presidenti i Republikës “Mjeshtër i Madh”. Në fakt, pikërisht për këtë arsye ai u nderua dhe homazhet u organizuan nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, pavarësisht se vetë kryetari i Bashkisë së kryeqytetit mungonte në këtë ceremoni përcjelljeje. Por, Veli Rada kishte ca kohë që i mungonte skenës, edhe për këtë ai i ishte përkushtuar një pasioni tjetër, atij të komentatorit sportiv.
Aktrimi dhe më pas futbolli
Në aktrimin e tij spikaste prirja për të ravijëzuar karaktere personazhesh me natyrë disi nervoze, njerëz prepotentë, drejtues e administratorë burokratë, politikanë ekstremistë dhe figura të tjera, prej nga një artist me shpirt të lirë, sigurisht që do të vuante nëse nuk do t’i përcillte. Veli Rada ka qenë një aktor, i cili kryesisht përdorte gjeste të prera dhe një të folur “të ashpër”, duke shfrytëzuar me sens komik, po aq edhe zhargonet, e sidomos zhargonin e labërishtes, atë të minoritetit grek etj. Pas roleve të vogla në gjinitë e estradës, ka luajtur edhe në komeditë “Tre dhëndurët”, “Lezeti i kolltukut dhe krevatit” apo “Revolja e humbur”, ku luajti rolin e hetuesit, me të cilin krijoi figurën e dhunshme e dinake të nëpunësit të sigurimit të shtetit në periudhën e diktaturës. Roli si kushëriri i parë i Edlirës në filmit “Stola në park”, është gjithashtu i njohur për publikun e gjerë. Ndërsa në futboll, ai ishte i njohur për komentimin e ndeshjeve të Tiranës, të atyre ndeshjeve që realizoheshin në kryeqytet. Ishte një pasion i tij, një pasion i madh që kohëve të fundit e kishte shkëputur shumë nga skena e teatrit. E megjithatë ai nuk mungonte festave të fundvitit.
Biografia
Veli Rada lindi në Tiranë, më 28 shkurt 1942. U aktivizua fillimisht në Lëvizjen Amatore Teatrore të qytetit. Aftësitë e shprehura në fushën e komedisë dhe të humorit e çuan vetiu drejt studimeve të larta për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, dega e Dramës. Pas mbarimit të tyre, në vitin 1983, filloi punë si aktor në Estradën e Tiranës, ku punoi për plot 35 vjet.
Ka luajtur shumë role në estradë, edhe pse ai u diplomua për dramë. Komeditë, skeçet, monologët, kupletet dhe disa zhanre të tjera të humorit ishin dhe do të mbeten pjesa më e madhe e krijimtarisë së tij. Pas viteve ’90 Veli Rada u përfshi edhe në politikë. Ai ka kontributin e tij në Partinë Demokratike në Shqipëri, ndaj edhe sot është përcjellë me nderime nga ish-lideri i kësaj partie Sali Berisha. Sipas tij, Rada i dha shumë PD-së. “Erdha të shpreh pikëllimin, dhimbjen dhe nderimin tij për Veli Radën, familjen e tij dhe miqtë e tij. Veliu është një jetë e tërë e përkushtuar ndaj artit skenik, por edhe ndaj vlerave të demokracisë.
Ai ishte një artist dhe me talentin e tij kontribuoi shumë në satirën shqiptare. Vdiq me 28 dhjetor 2014