osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Në kujtim të Enea Zhegut: Sot në ditlindjen e tij 9 korrik: Tomka dhe prapësitë e tij!

Në kujtim të Enea Zhegut: Sot në ditlindjen e tij 9 korrik: Tomka dhe prapësitë e tij!

Kanë kaluar shumë e shumë vite që nga ajo koha kur ai Tomka Enea Zhegu do të futej në shesh të xhirimit për të realizuar këtë rol, që do t’i jepte famë që në fëmijërinë e tij të hershme.

Sot ai është larguar përgjithmonë nga kjo botë, në një moshë realitivisht të re. Enea Zhegu lindi më 9 Korrik 1964 dhe vdiq me 29 maj 2022

Atëherë fëmijë, ai do të ndjehej i përkëdhelur nga fati. Mbarësia do t’i vinte që në vitin 1976, kur regjisori Dhimitër Anagnosti e e moshën 5zgjodhi për filmin “Lulëkuqet mbi mur”. Një vit më pas, regjisori Viktor Gjika do ta merrte për filmin “Njeriu me top” e në këtë kohë do të zgjidhej dhe për rolin kryesor të filmit “Tomka dhe shokët e tij”, pra për rolin e Tomkës që do ta bënte të famshëm, ndërsa ai ishte ende nxënës në klasën e shtatë.

Enea Zhegu ishte ndërgjegjësuar nga dy eksperiencat e para se ç’do të thoshte të bëheshe pjesë e një filmi. Ndaj në ditën kur Xhanfize Keko kishte mbledhur fëmijët, po aq të njohur sa edhe ai në botën e filmit, e dëshironte me gjithë shpirt Tomkën. Dhe kur fitoi konkursin, u ndje i gëzuar, pasi ai do të ishte komandanti.

Enea e kuptoi shumë mirë rolin që po i kërkohej të bënte, aq sa do të mësonte shpejt ta luante bukur edhe jashtë sheshit të xhirimit.

Pas shfaqjes së filmit në këtë rol kryesor, Enea Zhegu do të gjendej në qendër të vëmendjes. Pas Tomkës, do të vinte edhe filmi “Një jetë më shumë”, i regjisorit Gjergj Erebara në vitin 1986. Por pas këtij fimi, nuk do të kishte filma të tjerë për Tomkën.

Ndërkohë që ai kishte hyrë në adoleshencën e trilleve dhe aventurave të moshës. Shpirti i lirë dhe paksa rebel që ishte krijuar pak e nga pak brenda tij, nisi të nxjerrë krye në vitet e gjimnazit.

Kasti i femijeve ne filmin Bei ecen vete, i pari majtas, Enea Zhegu (Foto:revista Ora)

Kasti i femijeve ne filmin Bei ecen vete, i pari majtas, Enea Zhegu (Foto:revista Ora)

Pasi lëvizi nga njëra shkollë në tjetrën, pa arritur të shtrohej si karakter, ai përfundimisht arriti ta përfundojë të mesmen në shkollën e natës. Filmat që interpretoi në fëmijëri, ia nxitën dëshirën që të vazhdonte studimet për aktor, ku do të mësonte profesionin që ai e kishte nisur pa e mësuar askund, por e kishte bërë me sukses, thjesht me intuitën e tij.

Në vitin 1990, Enea filloi jetën si emigrant në Greqi, e pak vite më pas në Itali.

Pas disa vite qëndrimi në Europë, tashmë si një i ri i pjekur kthehet në Tiranë. Fillimisht dëshiron ta vazhdojë aty ku e ka ka lënë, tek shkolla për t’ú bërë aktor.

Por me prakticitetin që e karakterizon, e kuptoi se jeta nuk ishte ajo e filmave, se kohët nuk ishin më si atëherë kur xhirohej për Tomkën. Ndaj duhej të niste një tjetër rrugë, një rrugë që nuk lidhej me aktrimin, por me biznesin, pasi aktrimi ishte një ëndërr e mbyllur tashmë në sirtar.

Megjithatë, disa njerëzve u duhet pak gjë, për të mbetur përjetësisht në kujtesë. Ne e duam Tomkën, edhe brezat që kanë ardhur më pas e duan. Ne e duam karakterin e tij të fortë, vërtetësinë e veprimeve të tij, mënyrën se si ai udhëhoqi apo drejtoi, profilin e tij prej lideri.

Sepse Tomka është historia e rezistencës së disa djemve, për të ruajtur fushën e tyre të lojës, është edhe historia e një djali, Enea Zhegut, që krijoi ndoshta një nga rolet më të mirë të kinemasë për fëmijë, është gjithashtu historia e një regjisoreje femër, Xhanfise Keko, që krijoi një botë të mrekullueshme fëminore.

Sot, në rrugët e Bllokut në Tiranë, në një nga rrugicat e tij më të rrahura nga këmbësorët, një murale e vendosur horizontalisht në gjatësinë e një muri tërheq vëmendjen. Eshtë muralja që ka në fokus Tomkën dhe shokët e tij.