Aristotel Stefani, Teli siç njihet nga publiku i gjerë artdashës, ka lindur më 5 tetor 1931 në fshatin Lliar të Zagorisë në Gjirokastër dhe ndare nga jeta ne 12 janar 2015 ne moshën 84 vjeç.
Fillimet e Telit si aktor i gjejmë që në moshë të re, në vitet 50 të shekullit të kaluar, kur ai aktivizohet me Trupën e Grupit Amator të Klubit Artistik të Kuçovës, qytet në të cilin ai punonte si mekanik në sektorin e naftës. Dëshira e tij për artin do të bëjë që ai pas disa vite pune si mekanik, të lërë punën në naftë dhe të marrë rrugën e aktrimit profesional.
Kështu ai është ndër të parët aktor të Estradës Profesioniste të Gjirokastrës e krijuar në vitin 1956. Në vitin 1966 emërohet Drejtor i Shtëpisë së Kulturës së Sarandës. Për nëntë vjet ai do të punojë në këtë shtëpi kulture jo vetëm si Drejtor por edhe si regjisor i saj. Në vitin 1975 kthehet në Gjirokastër për të punuar pranë Teatrit Profesionist të këtij qyteti.
Të shumtë janë dhe rolet e tij në Teatër. Këtu mund të përmendim rolin e Doktor Adhamudhit në komedinë “Pas vdekjes” e Çajupit, rolin e Profesor Selckës në dramën “Shqetësimet e Anës” etj.
N’ë kinematografi ka interpretuar në 14 role. Roli i tij i parë do të jetë roli i Abdurrahman Pinxhos në filmin “Njeriu me top” në vitin 1977, roli i Novruzit, rojës së Manastirit në filmin televiziv “Liri a vdekje” në vitin 1979, roli i njërit prej dasmorëve në filmin “Përrallë nga e kaluara”në vitin 1987. Në vitin 1998 Teli Stefani do të interpretojë edhe rolin e shërbëtorit, i cili do të jetë dhe roli i tij më i fundit, në filmin në filmin “Dasma e Sakos”.
Kinematografi
1998 — Dasma e Sakos… Shërbëtori
1990 — Fletë të bardha (Film TV)… Banakieri
1989 — Kthimi i ush trisë së vd ekur… Psi kopati
1987 — Përrallë nga e kaluara… Një nga dasmorët
1983 — Dritat e qytezës…
1979 — Liri a vdekje… Novruzi, rojes së Manastirit
1978 — Koncert në vitin 1936… Hoxha
1977 — Njeriu me top… Abdurrahman Pinxhua