osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Në kujtim të aktorit Roland Trebicka

Në kujtim të aktorit Roland Trebicka

Roland Trebicka lindi në Korçë në vitin 1947. Kreu shkollën e mesme të përgjithshme “Raqi Qirinxhi” në vendlindje.

Kur ishte i ri punoi si aktor në Estradën profesioniste te SHQUP (Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore) ose shkurt “Estrada e Ushtarit”.

Gjatë këtyre viteve në këtë trupë profesioniste debutuan edhe aktore te tjere te cilet me vone do te beheshin te famshem ne fushen e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koco Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari (Cekja), Mehdi Maljak, Behar Mera etj.

Në vitin 1971 u bë pjesë e Teatrit Kombëtar (i njohur atëherë si Teatri popullor). Punoi në Teatrin Kombëtar deri më 1999. Pas një përvoje tri vjeçare me kompaninë “Publimedia”, u rikthye në Teatrin Kombëtar.

Kulmin e suksesit në publik e arriti me rolin e Jovan Bregut në komedinë Pallati 176. Mjeshtria e tij në këtë rol ndikoi fort që komedia të thyejë të gjitha rekordet e mëparshme të shikueshmërisë.

Edhe sot, me 500 shfaqje në shtatë vjet, me dhjetra transmetime TV dhe dhjetra mijë kopje videokasetash të shitura, “Jovan Bregu” është figura më popullore e skenës shqiptare, batutat e të cilit prej kohësh janë bërë pjesë e folklorit dhe zhargonit të sotëm.

Por rolet e Trebickës në teatër janë të shumtë. Shikuesit e kujtojnë me nostalgji në rolet e Xhenarinos tek “Magjia e madhe”, Zganarelit tek “Don Zhuani”, Hlestakovit tek “Inspektori” (“Revizori”)…. tek “Një burrë me trandafil”.

Në vitin 2002, për rolin e Rojës tek “Mbreti po vdes”, Trebicka ishte kantidat për Çmimin “Aktori më i Mirë Mbështetës” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit Eksperimental, në Kajro.

Karriera e Roland Trebickës si aktor fillon me rolin e Kostës, në filmin “Debatik”, më 1961. Ishte kjo përvojë që shënoi kursin që do të merrte më vonë jeta e djaloshit korçar.

Ka luajtur edhe në disa filma, ndër të cilët vlen të përmenden Ëndërr për një karrige (Vaska) dhe Koncert në vitin 1936 (Nasi).

Në vitin 2011 u sëmur rëndë nga një sëmundje në mushëri që e detyroi të rrijë larg skenës rreth dy vjet.

Është nderuar me titullin Artist i merituar dhe Qytetar nderi i Korçës. Vdiq më 6 mars 2013.

2011 Martesa e avokatit

2010 Berberi i Seviljes

2009 Te gjithë kanë huqe komedi

2009 Kohë për t‘u çmendur

1999 Po vjen ai

1994 8 persona plus komedi

1990 Valsi i Titanikut

1985 Pallati 176 komedi, roli Jovan Bregu

Role në filma

2011 Dua një gënjeshtar komedi

2004 Tifozët serial komik

1984 Endërr për një karrikë interpreton Vaskën

1979 Radiostacioni

1978 Koncert në vitin 1936 interpreton Nestin

1961 Debatik interpreton Kostën