Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale një video të punimeve në zonën e Tunelit të Llogorasë i cili pritet të hapet në 1 korrik.
Sipas kryeministrit, kjo vepër e madhe infrastrukturore është pranë finalizimit dhe do t’iu japë mundësi qytetarëve që të shkojnë në jug të vendit “sa hap e mbyll sytë”.
“Mirëmëngjes dhe me tunelin e Llogorasë drejt finalizimit, që këtë verë ju çon në jug sa hap e mbyll sytë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.