Në Budapest të Hungarisë qindra e mijëra njerëz kanë dalë në protesta kundër qeverisë së djathtë të kryeministrit të sapozgjedhur Orban. Ditën e djeshme ata kanë mbushur rrugët për të protestuar kundër asaj që e quajnë sistem elektoral i padrejtë.
Marshimi u organizua nëpërmjet një grupimi në Facebook të quajtur “Ne jemi shumica”. Në tubimin e së shtunës organizatorët kërkuan dorëheqjen e tij dhe kanë bërë thirrje për një demonstratë të mëtejshme gjatë fundjavës së ardhshme.
Protestat vijnë vetëm gjashtë ditë pasi partia qeverisëse Fidesz fitoi dy të tretat e vendeve parlamentare me gjysmën e votës kombëtare. Z.Orban është një euroskeptik i fortë i cili bëri fushatë në një platformë anti-imigracioni.