Valdrin Mustafa, 21-vjeçari i Shpresave kuqezi është transferuar në Bundesligën gjermane, duke hedhur një hap të jashtëzakonshëm për karrierën e tij. Sulmuesi që 4 sezonet e fundit ka milituar me ekipin e Kaizerslauternit, nga sot do të jetë pjesë e Hanover 96, skuadrës ku ish-mesfushori dhe ish-kapiteni Altin Lala u shndërrua në legjendë.
“Pas 4 vjetësh në fanellën e ‘djajve të kuq’ vendosa të pranoj një sfidë të re. 4 vjet te Kaizerslautern më kanë formuar personalisht si një lojtar dhe si një person dhe kam pasur mundësi që të rritem më shumë.
Dua të falënderoj të gjithë tifozët, trajnerët, shokët dhe të gjithë ata me të cilët kam punuar. Faleminderit që më keni përkrahur dhe shoqëruar në këtë rrugë.
Unë mezi po pres sfidën time të re me fanellën e Hanoverit dhe shpresoj shumë që ta kem sërish mbështetjen tuaj,” është shprehur Mustafa pas nënshkirmit të kontratës./BW