Shqiptarët sigurisht që nuk mund të lejojnë botën për të mos kuptuar atë që prej shumë kohësh kanceleritë e mëdhe e dinë se e keqa e shqiptarit është vetë shqiptari!
Në këtë raport dijenishë dhe trashëgimie politike dhe princash, feudalësh, bashibozukësh, nacional folklorikësh, bejlerësh dhe agallarësh, por dhe komunistash eballistashato ndërkombëtarë që na njohin kuptojnë se janë pikërisht shqiptarët armiq të shqiptarëve. Prandaj dhe duhet që firmat dhe vulat për to të vendosen nga të fortët në botë dhe Europë.
Prandaj dhe pavarësitë dhe shtetin apo dhe pranimet në botën e qytetëruar na i kanë bërë me ato. Ose vetëm ato!Po pra shpesh me një gjak të stërderdhur nga populli shqiptar dhe me marrëzitë dhe horrllëqet e krerëve të tij në shumë momente kundër këtij gjaku – këto firma dhe vula janë hedhur duke përjashtuar toka dhe shqiptarin aty. Unë isha i bindur që Albini do të mungonte në Vilën 31 të Tiranës!
Do mungonte jo vetëm për karakterin e tij të fshehur inatçor dhe po ashtu karakterin e tij që nuk e lejon të përballet me partnerë në lojën e madhe të politikës ballkanike dhe europiane, por dhe botërore. Do mungonte se ai nuk e përball Ramën në artin që pikërisht Rama di të luajë mirë ose shown e tij politik. Albini nuk është i tillë. Por në urrejtjen dhe inatin e tij, Albini është ku e ku më i “talentuar” se Rama! Po po ja kalon Ramës. Albini nuk do të vinte, sepse ai e dinte se Vuçiç nuk do të – pikërisht vinte në takim.
Nuk kishte pse të vinte sepse ai ka kryer bisedat me Ramën në Beograd! Jo vetëm këtë po Vuçiç e ka Albinin si Rama Sali Berishën! Po po Rama e ka Berishën si hajmali për pushtetin politik në Shqipëri, kurse Vuçiç e ka në raport si me ato brenda dhe sidomos ato jashtë si hajmali Kurtin për pushtet dhe strategji gjeopolitkisht të rinovueshme të tijat, kur askush nuk ka nevojë më për palosje të tilla në sy të një fushate të shëmtuar marrëzie në ballkan.
Në qoftëse Rama duhet të mbajtë diku në zyrë fotografinë e Berishës edhe Vuçiç, megjithse është problematik me modernitetin kurues të qëndrimit të tillë në filozofi duhet ta kishte foton e Kurtit diku dhe ai në zyrë!
Mbase fshehur!E Albini besoj e di atë këngën kroate të Srebena Krilla që thotë: o Ana o Ana Tugo mojih dana!? Po pra O Ana o Ana trishtimi i ditëve të mia! Kënduar nga “Krahë Argjendi”!Por Ana Bërnabiç as që bëhet fjalë se mund të interesohet për Albinin! Mor po as që i intereson fare!
Ajo ka interesa të tjera në fakt dhe Albini nuk është fare përpara. E Ana nuk ka pse të jetë trishtim i ditëve të Kurtit! Po hiç fare!Që nga përkujdesja me drafte të asociacionit (që Rama sipas meje merr kot përsipër dhe për duelin e tij, por jo të tij si mënyrë pushtetit me Albinin) marrëdhëniet e Kosovës me Shqipërinë me plot gojën janë më të këqiat nga çdo kohë!
Po fare të dobëta dhe shpesh herë armiqësore. Të tilla kur modeli i mos takimit dhe përballjes së Kurtit me Ramën përbën moral kombëtar në një anë dhe heroizëm në anën tjetër.
Ballkani malazez dhe serb, por dhe maqedonas e kuptojnë se me çfarë tipa shqiptarsh kanë të bëjnë. Takimi ishte informal sigurisht, por për pikërisht këtë, duhesh i tillë që informaliteti të mos vinte kur të kryehej realisht takimi i shefave më lart në Europë! Albini apo Bislimi u përfol mediatikisht në paradite, por unë po thosha se çfarë ka më shumë Albini se sa Bislimi!
Po pra në mos ka më pak – inate të shprehur!Në ato që kishin mbetur ishin individë të tillë ai Abazoviç që është Kryeministër dhe pse në pakicë dhe mes pakicash dhe jeton në këto kushte në politikë.Por Tirana nuk e vuri re pothuaj fare mungesën e Albinit.
As që ju bëri përshtypje se ai nuk ishte. Ai në fund të fundit ishte ftuar në Heladha dhe sigurisht dhe pse nuk e njeh fare Kosovën kjo efundit i pëlqen – Dardania as nuk i kërciti kujt në Tiranë! E jo vetëm për Kurtin!
E pse në fund të fundit ai si origjinë nga “Bishteqenia” mbase mund të ishte folk simpatik dhe pse pa batutë të tillë! Tashmë fluturat e Kurtit e ftojnë gjithmonë larg Ramës! Mbase është më mirë!Mbase dy tipa si Kurti dhe Rama, janë momentalisht jo komplementarë! Jo të përputhshëm. E Tirana e 40 gradëve e di këtë gjë. Në fund të fundit, Kurti është qytetar i Shqipërisë!
Ai mund të votojë në Shqipëri dhe besoj se e ka bërë. Duhet të mërzitemi pse nuk ka ardhur Albini!?Po jo o miq! Nuk ka pse! E çfarë mund ti bëjë Shqipërisë një qytetar i vetëm si ai më mungesë!? Çfarë? Mendova se mbase dhe mund të ishte më komod me Anën, por jo, as me Anën nuk do të merret vesh! Kaq shumë mos marrje vesh është me Ramën!Në fakt kënga duhet të ishte: o Rama o Rama tugo moga dana! Por besoj se do të prishte melodinë.