osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Në emër të Shqipërisë!

Në emër të Shqipërisë!

Nga Edi Rama

I dashur Charles Michel, faleminderit.

Kërkove në fillim që ndërhyrjet të jenë nga tre minuta. Po ta kishit mbajtur fjalën e të na kishit thirrur për nisjen e negociatave, do më kishin mjaftuar 30 sekonda.

Por kur kjo nuk ka ndodhur kufirin e 3 minutave duhet ta harroni! Të paktën na duroni ca minuta më shumë, në respekt të durimit tonë shumëvjeçar karshi jush!

Të nderuar Presidentë e Kryeministra të Bashkimit Europian,

Të dashur miq,

Eshtë mirë dhe keq të jesh këtu me të gjithë ju. Mirë, sepse ne duam të jemi këtu, si europianë mes europianësh. Keq, sepse ne nuk mundemi të jemi këtu si europianë në shtëpinë e tyre, por vetëm si mysafirë të një Europe të ndarë. Një Europë të cilën as tragjedia e një pandemie globale në të shkuarën e afërt, as kërcënimi i një lufte tragjike globale në të ardhmen e afërt, nuk kanë mundur ta bashkojnë nën një çati.

Megjithatë, falë Emanuel Makronit kemi, së paku, mundësinë të flasim për një objektiv të dëshirueshëm moralisht, të mençur politikisht dhe të rëndësishëm strategjikisht: Komunitetin e ri Politik Europian.

Shpresoj shumë që ndërsa ne, në Ballkanin Perëndimor, vazhdojmë rrugëtimet tona individuale drejt anëtarësimit në BE, duke u përballur me një Bullgari këtu e një Bullgari atje, të mund të marrë formë një çati e përbashkët europiane, më e madhe sesa tavani i plasaritur i BE-së, e cila do të na mbajë të gjithëve bashkë, duke na strehuar gjatë stuhive e duke na lejuar të ndërtojmë të ardhmen si një familje, e cila jeton në kate të ndryshme të së njëjtës shtëpi.

Kam dëgjuar disa të thonë se kjo ide s’është serioze, se është një lloj tjetër djathi francez që na serviret si antipastë për të na mohuar pjatën e vërtetë. Kam dëgjuar të thuhet se mund të jetë madje edhe një ide e rrezikshme, pasi një i tillë komunitet politik mund të zëvendësojë vetë zgjerimin dhe ta asgjësojë atë. Që Franca kurrë nuk ka qenë një forcë entuziaste për zgjerimin e këtij Unioni, ky është një sekret gjerësisht publik.

Që Emanuel Makronit i duhet të përpëlitet midis shpirtit të tij tejet europian dhe kostumit presidencial të një vendi, ku të gjesh entuziazëm për zgjerimin e Bashkimit Europian është njësoj si të gjesh ujë në shkretëtirën e Arabisë Saudite, edhe ky është një sekret tejet publik. E megjithatë ideja e tij, për të na mbledhur të gjithëve së bashku, në një Komunitet të ri Politik Europian, duket për momentin një recetë shumë më premtuese sesa pjata bosh e zgjerimit pa zgjerim, e cila na është servirur për vite të tëra me radhë.

Shihni atë që dikur ishte Maqedonia apo FYROM dhe sot është Maqedonia e Veriut. 17 vjet vend kandidat, në pritje të çeljes së bisedimeve për anëtarësim. Madje, edhe ndryshimi i vetë emrit të vendit nuk bëri asgjë për të ndryshuar rrjedhën e lojës suaj. Shihni vendin tim, Shqipërinë, 8 vjet pritje si vend kandidat.

Ka ndryshuar thellësisht së brendshmi dhe ka marrë shumë përgëzime për arritjet e saj. Mos më keqkuptoni, është bukur të përgëzohesh, por përgëzimet nuk janë punë mes shteteve.

Le ta shohim të vërtetën në sy miqtë e mi: Arsyeja se pse 17 dhe 8 vjet përsëri mund të mos mjaftojnë është shpirti i deformuar i zgjerimit. Fryma e zgjerimit është shndërruar nga vizioni i përbashkët i një komuniteti të tërë, në një mjet pengmarrje për qëllimet individuale të shteteve anëtare. Është shndërruar nga projekti konstruktiv i bazuar në vlera të përbashkëta për bashkimin e vendeve, në llogoren cinike të interesave individuale të vendeve anëtare. Procesi i zgjerimit dikur ishte një mënyrë për të ushqyer shpirtin e Europës së përbashkët. Tashmë është kthyer në rrugën më të shkurtër që mund të çojë në shkatërrimin e saj.

Çfarë turpi për Europën kjo historia bullgare! Në mes të një lufte tejet të nxehtë në oborrin e Europës, një vend i NATO-s merr peng dy vende të tjera të NATO-s përpara syve të 26 vendeve të BE-së, që rrinë ulur në një shfaqje të frikshme pafuqie!

Dhe pastaj thonë se Vladimir Putini është shumë i sëmurë! Vladimir Putini mund të jetë me të vërtetë i sëmurë ose edhe mund të mos jetë, por më lini t’ju them se kjo situata këtu nuk duket posaçërisht e shëndetshme.

Agresori rus i Ukrainës po merr një ndihmë tejet bujare dhe madje të pakërkuar nga një vend i NATO-s, i cili po destabilizon një tjetër vend të NATO-s, duke nxitur më shumë mllef e pakënaqësi në një rajon si i yni, që ende mund të mos jetë pjesë e BE-së, por mbetet një pjesë e Europës, ku sot Vladimir Putini sheh pikërisht hallkën e dobët për të goditur më tej rendin europian. Më lini gjithashtu t’ju them se kjo është shumë larg asaj çka i duhet tani pjesës më të cenueshme të Europës, që quhet Ballkani Perëndimor.

Sjellja e çështjeve historike dypalëshe në nivelin e Bashkimit Europian duhet të ndalet. Si mundet të përdoret Bashkimi Europian si një hapësirë për të marrë peng vende të tjera për interesa të brendshme të pengmarrësit?!
Ç’mund të bëjnë në këtë pikë vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut? Ato mund të ulen e të presin Godonë – Vladimiri dhe Estragoni i Samuel Beketit shëmbëlltyrat tona në teatër dhe vendet tona imitimi i tyre në jetën reale – ose mund të kontribuojnë për rilindjen në hapësirën e tyre të frymës agonike të Europës.

Ne e quajmë “Berlin”, procesin e përpjekjes për këtë rilindje dhe “Ballkani i Hapur” është emri i mjetit që kemi krijuar për ta bërë “Berlinin” realitet në terren. Sot, ju bëj thirrje të gjithëve për ta mbështetur pa asnjë mëdyshje Ballkanin e Hapur, nëse nuk doni që rajoni ynë të shkatërrohet sërish përpara syve tuaj, ndërkohë që hëpërhë nuk mund të ofroni asgjë më të mirë sesa karuzeli i cirkut bullgar. Ballkani i Hapur është artikulimi më i pastër i ndjesisë sonë të përkatësisë në Europë. Është përpjekja më e gjithanshme për të krijuar një hapësirë paqeje, bashkëpunimi dhe sundimi të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve në një rajon që rrethohet prej kufijve të BE-së dhe është i ekspozuar ndaj armiqve e konkurrentëve të pamëshirshëm të BE-së. Më lini t’ju them se Ballkani i Hapur është angazhimi i ri dhe më konstruktivi që mund të gjendet sot në Europë në frymën e një Europe të bashkuar.

Të gjithë e dimë, Bashkimi Europian sot është në një krizë të thellë identiteti. Prandaj atij dhe vetë Europës i duhen të gjitha idetë dhe të gjitha nismat që mund të ndërmarrim, për të rindërtuar jo vetëm projektin politik që është braktisur, por edhe vetë besueshmërinë e tij në sytë e qytetarëve të saj. Është koha të lëmë 100 lule të lulëzojnë, siç do të thoshte Kryetari Mao. Natyrisht, disa mund të thonë me të drejtë se Mao i linte lulet të çelnin, që pastaj t’i këpuste pa mëshirë. Ne urojmë fort të mos kemi të njëjtin fat.

Ja pse e mbështesim idenë e Komunitetit të Ri Politik Europian, ku shpresojmë të luajmë një rol, ashtu siç nuk heqim dorë nga shpresa që të luajmë një rol në BE. Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në po aq sa BE-ja ka nevojë sot për Ballkanin Perëndimor. Presim me padurim të jemi anëtarë me të drejta të plota të këtij bashkimi në shekullin tjetër. Presim me padurim që stërstërnipërit tanë të kenë të drejtën e votës brenda shtëpisë së BE-së, një e drejtë vote që uroj t’u bëhet e pamundur deri atëherë që ta përdorin si armë e një vendi të vetëm për të marr peng fqinjët, për të marrë peng BE-në, për të marrë peng popuj e kombe, për të poshtëruar qeveri të zgjedhura në rrugë demokratike dhe deri edhe për të luajtur qorrazi lojën e armiqve të Europës.

Ja ku është i dyti Kryeministër i Maqedonisë së Veriut që është shumë pranë largimit të detyruar. Pse? Sepse pati besim te ju, besoi te BE-ja dhe bëri gjithçka mundi, por ende nuk është mjaftueshëm. Ndaj kjo është më tepër sesa Maqedonia e Veriut, më tepër sesa Bullgaria, është një sëmundje, diçka që ju duhet ta luftoni për ta shkulur nga trupi i BE-së. Do të vazhdojë kështu. Bullgaria do të përsëritet në forma, mënyra e emra të ndryshme. Po deri kur të bëhemi, siç thashë, anëtarë të Bashkimit Europian shekullin që vjen, shpresojmë të jemi pjesë e Komunitetit të ri Politik të Europës, ku së paku të mblidhemi rregullisht me ju, si sot, qoftë edhe pa të drejtë vote, ku mund të ulemi në çdo nivel politik, në çdo shkallë të shtëpisë së përbashkët dhe, sigurisht, të mund të jemi këtu për t’ju kujtuar se ekzistojmë!

Apo s’ju kujtohet si na e bëtë ju me pandeminë? Harruat të mendonit për vaksinimin e infermierëve dhe infermiereve tona! Dhe pasi flisni e flisni prej vitesh për influencën e Kinës, Rusisë apo Turqisë në Ballkan, po ku të shkonim t’i gjenim ne vaksinat kur ju na kthyet shpinën? Në hënë? Kështu që disave iu desh t’i drejtoheshin Kinës apo Rusisë, ndërsa neve na u desh t’i drejtoheshim Turqisë dhe lavdi Zotit që Turqia s’na la në baltë, e prandaj edhe shpëtuam jetë të panumërta njerëzish.

Shpresoj shumë, po ashtu, që, ndërkohë që pengmarrja e Bullgarisë është ende në veprim, situata e dhimbshme e pengmarrjes së Kosovës të marrë fund dhe popullata e vetme në Europë pa të drejtë të lëvizë lirisht jashtë vendit të vet, të marrë liberalizimin e shumëmerituar të vizave. Pa mendohuni njëherë! Ata mund të lëviznin të lirë kur ishin nën një diktaturë jugosllave. Ata mund të shkonin në Europë, të punonin në Europë, por tanimë nuk munden më, qyshkur çlirimtarët europianë të Kosovës morën nën kontroll fatin e lëvizjes së tyre.

Dhe sërish, sa u takon fqinjëve të mirë, zgjidhjes së konflikteve apo proceseve të pajtumit, dua po ashtu të përmend qartësisht Serbinë. Gjithkush i njeh kufizimet specifike të Serbisë sa i takon gjeopolitikës së saj dhe qëndrimit aktual kundrejt Rusisë. Por sa herë i është kërkuar të votojë në Kombet e Bashkuara, Serbia është radhitur krah Perëndimit e vendeve të BE-së.

Është lëvizja e parë e madhe e Serbisë në drejtim të kundërt me Rusinë, çka faktikisht i forcoi marrëdhëniet tona, sepse e kundërta do t’i kishte shkatërruar nga e para. Për një vend ku shkalla e miratimit të Vladimir Putinit është 80%, nuk mendoj se ka ndonjë këtu që mund të vërë në diskutim përpjekjen e lidershipit në Serbi ndaj projektit europian, ndërkohë që të gjithë mund ta shohin nga shumë larg, se projekti europian nuk është më tërheqësi për opinionin publik të Serbisë. Kësisoj, nuk është e mençur tërheqja nxitimthi e litarit të presionit me kërkesat për sanksione. Fizibiliteti, siç të gjithë e dini nga politikat tuaja të brendshme, është kyç.

Shihni Bullgarinë, që u ka mbyllur rrugën dy vendeve për politikë të brendshme, lidhur me diçka që mund të diskutohet njerëzisht për vite në të ardhmen, sepse Maqedonia e Veriut nuk po bëhet anëtare e BE-së sot, po thjesht po kërkon të nisë një proces që do të përfundojë kur stërstërnipi i Dimitrit (Kovaçevskit) do të ketë të drejtën e votës. Merreni me mend! Ndaj, presioni i ngutshëm mbi Serbinë, ndërkohë që ajo thjesht nuk është në pozitën për të dhënë kaq shumë kaq shpejt, rrezikon të fuqizojë së brendshmi në atë vend forca me të cilat, më e pakta, BE-ja do ta kishte tejet të vështirë të negocionte në mënyrë të arsyeshme dhe t’i trajtonte mosdakordësitë me respekt, pa menduar pastaj se ç’do të ndodhte me procesin e quajtur “Berlin” apo me mjetin me emrin “Ballkani i Hapur”.

Në këtë situatë tejet të brishtë, na duhet të ecim me kujdes, pa përkeqësuar konfliktet. Serbia është një pjesë e rëndësishme e Ballkanit Perëndimor, e Ballkanit të Hapur, e Proesit të Berlinit, e mozaikut të Komunitetit Politik Europian dhe një element shumë kyç për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Duhet shumë kujdes. Keni shumë kriza me të cilat duhet të merreni, mos ndihmoni të shpërthejë një tjetër, sepse nuk kemi nevojë për këtë, kemi mjaftueshëm! Ndaj në emër të parimeve, të mos shkatërrojmë vetë qëllimet tona shumë parimore.

Në vendet tuaja janë të paktë njerëzit që ende besojnë te BE-ja. Në Shqipëri, të gjithë i besojnë Europës. Edhe sot, të gjithë besojnë te BE-ja. Në Ballkanin Perëndimor janë të shumtë ata që ende besojnë. Koha ikën dhe bota po bëhet gjithnjë e më shumë një vend i rrezikshëm, por është ende një cep në Europë ku njerëzit kanë besim te projekti. Mos lini që ky besim të bjerret pa kthim dhe mos lejoni që BE-ja të katandiset fare si ai kongregacioni i priftërinjve, të cilët debatonin për seksin e engjëjve teksa shembeshin muret e Kostandinopojës.
Ju faleminderit.