Nga Anri Bala
Kryeministri i ri i Kosovës, para dy javësh ishte për një vizite zyrtare në Tiranë, i ftuar nga homologu i shtetit amë Edi Rama. Natyrisht që kryeministri i ri zhvilloi takim me të gjithë faktorët politik, të të gjithë ngjyrave, e në mes tyre, edhe me kryetarin de jure të partisë simotër PD, Luli Bashën.
Por Hoti nuk na habiti me ftesën që i bëri Bashës për kortezi, për një vizitë në Kosovë, por për bisedën e turpshme që ky kryeministër kishte bërë me mashtruesin Basha, për heqjen e taksës së Rrugës së Kombit.
Them të turpshme, sepse Hoti nëse ka pretendime, ai dhe qytetarët kosovar për taksën e rrugës, që paguhet në çdo vend të botës dhe kur Shqipëria nuk ka luksin për ta mirëmbajtur një rrugë që e la rrugëve pikërisht hajduti i padënuar Lulzim Basha, e që kjo rrugë u ka zhvatur xhepave të shqiptarëve edhe 180 milion euro të tjera, zotëria LDK-ist, mund të diskutonte dhe ndoshta edhe të dakordësonte me atë që ka tagrin për ta hequr apo për ta mbajtur, pra qeverinë shqiptare, përfaqësuar nga kryeministri i vendit Edi Rama.
Ndërsa hajduti mburrej, se nëse do të bëhej ndonjë ditë kryeministër, që ditën e parë, rrugën që vodhi vetë do e ç’taksonte, sepse kjo gjë do ishte në dorë të tij, që është një idiotësi ta mendosh, Hoti aprovonte, a thua se po fliste pikërisht me njeriun e provuar për besë dhe dashuri ndaj Kosovës dhe kosovarëve.
Natyrisht Hoti nuk ka qenë pjesë e UÇK-së dhe nuk e di, se çfarë u ka bërë përkthyesi i Dick Marty-it luftës së popullit të Kosovës. Por e pakuptimtë ishte urgjenca pa asnjë motiv dhe turravrapi i Lulzimit, kur akoma nuk ishte tharë pështyma e puthjeve në selinë e SHQUP-it më 3 Korrik me Hotin.
Vërtet tepër enigmatike, sepse “heqja e taksës” pret dreqi ta marrë, ashtu siç po pret Luli të bëhet kryeministër, duke e ditur se ajo ditë nuk vjen kurrë, por shpresa të mbanë gjallë, edhe kur e shikon se je brenda në gropë, ndoshta si dihet… del.
Ndaj edhe Dullës së Kosovës duhet t’i themi që të mos bëhet mjeku i Lulit, duke i dhënë raport, kur duhet të ishte duke dhënë llogari para atyre që u hiqet si baba… lularëve, për mashtrimin e fundit të tij, atë të listave. Arratisja e tij me raportin e Dullës, nuk e justifikon dot në sy të militantëve, por ama e shkarkon nga përgjegjësia e marrëveshjes, që natyrisht do të përfundoi ashtu siç e do populli dhe ashtu siç e donte dikur Luli, Likja, Moni, e gjithë kllounët e dikurshëm.
Lulzim Basha është i paskrupullt dhe një demagog ordiner, që lexon e reciton fraza të mësuara përmendësh dhe kurrë nuk i kupton ato që thotë dhe as nuk turpërohet e frikësohet, sepse me intriga të njëpasnjëshme ka arritur t’i shpëtoj ndëshkimit edhe ligjor por edhe politik, nga viktimat e tij.
Aktrimet qesharake me dy tre lehësa, që tundin letra nëpër ekrane dhe trimërohen me hijen e tyre, janë vërtetë një humbje e madhe për demokracin e brishtë shqiptare. Vetëkatandisja me dëshirë nga padija dhe analfabetizmi funksional politik i Bashës, e bënë edhe më të rrezikshme gremisjen e PD-së, që nuk mund të mbahet me patericat iluzion të partive vetë kryetar dhe vetë anëtarë, e që nuk kanë asnjë rol në politikën shqiptare. Koalicion pa koalicion, vetëm Luli Basha krijon dhe ëndërron, por frikësohet dhe nuk e justifikon dot, apo ndoshta as nuk e kupton se çfarë kërkon të bëj, ndaj bënë mirë që merr arratinë.
Fshehja e tij pas një anonimati me emrin Bardhi, që u bë i njohur në detyrën e ministrit të 17 Maj-it, është një intrigë e thjesht: Pas humbjes së luftës së rreme, për tu hedhur hi syve Lularëve të SHQUP-it, se nuk është ai fajtori, por firmëtari luli Basha merr një tjetër pafajësi.
Në djall listat e hapura dhe të mbyllura, koalicion para dhe mbrapa, nesër Luli Basha ka një “mision” të madh: Do nënshkruajë me Dullën marrëveshjen për heqjen e taksës së Rrugës së Kombit, kur të bëhet Kryeministër, ashtu siç nënshkroi me të ashtuquajturat Aleanca për Teatrin, Astirin, Parkun e Liqenit dhe gjithfarë qafirësh antiligjorë, që i gënjen si pulat me misër.
Kosova dihet që do të pres, por do i duhen shumë vite dhe kam frikë, se Dulla do jetë thinjur duke pritur Lulin të dal nga burgu!/Ekskluzive.al