osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Në Amerikë Kongresi i ri bëri betimin, mbrojtësi i Shqipërisë dhe Kosovës është aty

Në Amerikë Kongresi i ri bëri betimin, mbrojtësi i Shqipërisë dhe Kosovës është aty

as dy vjetësh gjatë të cilëve republikanët kontrollonin Shtëpinë e Bardhë, Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët tani kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, tha Zëri i Amerikës.

Duke shtuar se: “Ky është rezultat i zgjedhjeve të nëntorit ku demokratët siguruan fitore të rëndësishme, duke siguruar 235 vende në Dhomën e Përfaqësuesve me 435 vende.

Republikanët morën dy vende më tepër në Senat ku tani kanë shumicën prej 53 kundrejt 47 vendeve.

Demokratja Nancy Pelosi e Kalifornisë u votua si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve, duke u rikthyer në postin që mbajti nga viti 2007 deri në 2011. Ajo është e vetmja grua e zgjedhur si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve dhe është personi i parë në më shumë se 60 vjet që vjen për herë të dytë në këtë post”.

Eliot Engel bëri betimin si kryetari i ri i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqëuesve në Kongresin Amerikan , sot një ditë mbasi Demokratja Nancy Pelosi e Kalifornisë u votua si kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve:

Në një fotografi të postuar në rrjetin social Facebook, llogarinë e saj Patt Engel , duket zoti Engel, e ka dhënë betimin dhe është inauguruar në këtë post të lartë të Kongresit para Nancy Pelosit, kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, gjatë një ceremonie zyrtare në Capitol Hill, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Patt Engel, e cila mbante në dy duart e saj një libër të shenjt të hebrenjëve Tora, ndërsa ligjëvënsi Engel me dorën e majt mbi librin e shenjt dhe te djathtën ngritur me pëllëmb lart përball Kryetares së ligjistaturës së 116të Nacy Pelosi.

Po ashtu ajo ka psotuar edhe nje fotografi tjeter ku Përfaqësuesi i Njujorkut, Eliot L. Engel, miku i ngusht dhe i vjeter i veprimtarit Harru Bajraktari , ligjevensja e Kaliforinise Nacy Pelosi dhe vet zonja Engel duken se bashku ne Capitol Hill duke diskutuar per Kosoven.

Përfaqësuesi i Njujorkut, Eliot L. Engel, Kryetar i Komitetit të Dhomës së Punëve të Jashtme, bëri sot deklaratën e mëposhtme:

“Unë jam i nderuar që kolegët e mi më kanë zgjedhur unanimisht mua kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme. Kongresi ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në politikën e jashtme, dhe unë jam i vendosur të siguroj se ne i përmbushim ato përgjegjësi.

“Diplomacia dhe zhvillimi janë kritike për sigurinë tonë kombëtare. Këto përpjekje ndihmojnë në avancimin e interesave tona, në forcimin e miqësive dhe aleancave, dhe ndalimin e konflikteve para se të fillojnë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur nëpunësit publikë që kryejnë këtë punë, duke përfshirë edhe një autorizim vjetor të Departamentit të Shtetit, një pjesë qendrore e veprimtarisë së Komitetit.

“Si Kryetar, do të siguroj që Komiteti i Punëve të Jashtme do të japë një theks të përtërirë në aleancat e jashtme të Amerikës, veçanërisht në NATO. Ne do të punojmë për të nënvizuar rëndësinë e vlerave amerikane – të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit – si shtylla të politikës sonë të jashtme. Dhe, ne do të sjellim një fokus të ri në çështjet, duke përfshirë ndryshimet klimatike dhe shkaqet rrënjësore të migrimit”.

Ai më tëej thotë se është gjithashtu e kalueshme për Dhomën e Përfaqësuesve që të ballafaqohet me pyetjet se si, kur, dhe ku forcat e armatosura amerikane janë të angazhuara në mbarë botën. Administratat e njëpasnjëshme kanë vepruar sikur të kenë një kontroll të zbrazët për t’i dërguar dërguesit e shërbimit tonë në mënyrë të dëmshme, kur në fakt kjo është çështje që Kongresi duhet të vendosë.

“Mbikëqyrja e plotë dhe e drejtë është gjithashtu një pjesë thelbësore e rolit të Kongresit si një degë e barabartë e qeverisë. Në ditët në vazhdim, Komiteti i Punëve të Jashtëme do të shtyjë Administratën për përgjigje në lidhje me mënyrën se si ka hartuar politika, që kanë të bëjnë me disa nga pikat më të rëndësishme të botës, nga Arabia Saudite dhe Jemeni, deri në Venezuelë, në Siri, në Rusi, në Korenë e Veriut. Unë jam i bindur se Komiteti i Punëve të Jashtëme mund ta bëjë këtë punë në një mënyrë që e vë politikën në anën tjetër dhe i merr faktet për çështjet që janë thelbësore për sigurinë tonë”.

Për Eliot Engel thuhet në këtë deklerat të parë si kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtëme : “Në vitet që kam shërbyer si anëtarë i klëtij Komiteti, isha krenar për të qenë bipartizan – dypartiake, në të gjitha ato arritje që ndërtuam. Unë shpresoj që mund të vazhdojmë në këtë kurs dhe pres që të punoj me Ranguesin McCaul dhe me të gjithë anëtarët tanë për të avancuar interesat dhe vlerat e vendit tonë ” ka deklaruar ligjvënësi Eliot Engel, i cili është zgjedhur kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë.

Kosova i gëzohet emërimit të Engelit në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë

Ligjvënësi Eliot Engel, është zgjedhur kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, dhe ka thënë se është i vendosur që t’i përmbush të gjitha përgjegjësitë.

“Jam i nderuar që kolegët e mi, unanimisht më zgjodhën kryetar të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë. Kongresi do të luajë një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme, dhe unë, jam i vendosur t’u siguroj se ne do t’i përmbushim ato përgjegjësi”, ka shkruar Engel në Tëitter, shkruajn mediat nga Kosova

Eliot Engel : “I’m honored that my colleagues have unanimously elected me chairman of the Foreign Affairs Committee. Congress has an important role to play in foreign policy, and I’m committed to making sure ëe live up to those responsibilities.”

Edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se “zgjedhja e Kongresistit dhe mikut tonë të madh, Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën”.

“Engel për dekada, deri në përmasa heroike, u angazhua për çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve. Për popullin e Kosovës emri i Engel është ikonë e miqësisë së përjetshme me ShBA-në dhe zgjedhja e tij, në kohën kur Kosova është në fazën e përmbylljes së konsolidimit ndërkombëtar, është krah i fuqishëm për ne. Urime mik!”, ka shkruar Haradinaj.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se nga sot, përkrahësi më i madh i Kosovës në Kongres, Eliot Engel, merr detyrën e rëndësishme të Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Lajm shumë i mirë për vendin tonë dhe mundësi e shkëlqyeshme për thellim të miqësisë së përhershme mes Kosovës dhe SHBA”, ka shkruar ajo.

Pacolli ka thënë se Engeli është hero Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

Behgjet Pacolli ka theksuar se është lajm i shkëlqyeshëm në një moment të rëndësishëm nëpër të cilin po kalon Republika e Kosovës, zgjedhja e kongresistit Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan. Pacolli ka thënë Engel ishte me ne në luftë, në paqe, në okupim, në liri. “Lajm i shkëlqyeshëm në një moment të rëndësishëm nëpër të cilin po kalon Republika e Kosovës, është zgjedhja e Kongresistit, Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan. Engel ishte me ne, kur miqtë nuk ishin të shumtë, Engel ishte pranë nesh, kur e ardhmja e jonë nuk ishte edhe aq e sigurtë. Engel ishte me ne në luftë, në paqe, në okupim, në liri. Për Kosovën, Engel është hero i cili bashkëndjeu me të gjitha momentet tona, njëherësh maratonist i politikës përkrahëse të SHBA-ve, për popullin dhe shtetin më proamerikan në botë. Mirënjohje e përjetshme për përkrahjen e përhershme të Engel, miqve amerikan, dhe SHBA-ve, vendit dhe popullit të cilin e admirojmë pafund. Paç fat, shëndet e sukses, miku ynë, miku i Kosovës, Engel”, ka shkruar Pacolli në një postim Facebook.