osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Në 1 Nëntor u nda nga jeta Drita Agolli aktorja brilante dhe regjisorja e parë e diplomuar shqiptare!

Në 1 Nëntor u nda nga jeta Drita Agolli aktorja brilante dhe regjisorja e parë e diplomuar shqiptare!

Një rrugëtim në jetën dhe karrierën brilante të Drita Agollit, vajzës dibrane që e nisi karrierën si aktore, por me ëndërr në zemër për të qenë regjisorja e parë e diplomuar shqiptare, ëndërr që e bëri realitet pas studimeve në ish Bashkimin Sovjetik. Një “in memoriam” pak ditë pas kujtimit të ditës së saj të lindjes

Nga gjenialiteti brilant i Drita Agollit rrodhën një brez i gjatë e i gjërë artistësh me emër që sot janë mjalti i artit dramatik shqiptar. Pak ditë më parë, më 2 qershor, zonja e fisme e teatrit, regjisorja e parë e diplomuar e këtij vendi, do të festonte ditëlindjen.

Drita Agolli është një emër që simbolizon emancipimin e gruas shqiptare në vitet `50-të, regjisorja e parë shqiptare femër dhe pedagoge mbresëlënëse, prej se cilës dolën një brez i shkëlqyer aktorësh, ku mjafton të përmendësh disa prej tyre si Birçe Hasko, Niko Kanxheri, Mevlan Shanaj, Besim Kurti, Petrika Riza etj. Një nga yjet e kinematografisë shqiptare, ku me pasionin për aktrimin dhe me guximin që e karakterizonte, arriti majat e kinematografisë shqiptare në vitet ’60.

Frymëzimi i shumë të rinjve për të vazhduar rrugën e artit, të aktrimit apo edhe të regjisë, Drita Agolli ka lënë gjurmë në kujtesën e mijëra shqiptarëve, të cilët shihnin tek ajo talentin dhe dashurinë e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Rrënjët

U lind në Maqellarë të Dibrës më 2 qershor 1927, në një familje patriotike, e bija e Ismail Strazimirit. Fisi i Strazimirëve janë të njohur që në kohën e Skënderbeut, të përfaqësuar denjësisht me gjeneralin Pal Strazimiri. Ndoshta jo i gjithë publiku i teatrit e di se në moshë shumë të re, Drita Agolli ka marrë pjesë aktive në LANÇ dhe në Organizatën e Rinisë Antifashiste si dhe ka qenë delegate e grave të Dibrës në Kongresin e Parë të Gruas Antifashiste, që u mblodh në Berat në gusht të vitit 1944 dhe pas çlirimit punoi për pak kohë në Presidiumin e Kuvendit Popullor të asaj kohe.

Lidhja me aktrimin dhe studimet jashtë atdheut

Në vitin 1950 u pranua si aktore në Teatrin Popullor, siç quhej atëherë Teatri Kombëtar, ku interpretoi disa role. Në vitin 1954 ndoqi studimet e larta në Institutin e Arteve të Bukura të Bukureshtit në Rumani, për skenografi dhe kostume teatri. Në shtator 1956 vijoi studimet e larta për regji teatri në ish Bashkimin Sovjetik, në Institutin e Artit Dramatik “Lunaçarski” (GITIS) të Moskës, studime të cilat i mbaroi me rezultate të larta në vitin 1960. Kur u kthye në atdhe u emërua në Teatrin Popullor si aktore dhe si pedagoge e jashtme në Shkollën e Lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu”. Me themelimin e Institutit të Lartë të Arteve në vitin 1956, u emërua si pedagoge definitive në degën e dramaturgjisë, ku iu përkushtua me të gjitha energjitë artit dramatik, si aktore dhe regjisore. Në vitin 1974 u emërua shefe katedre e Degës së Dramaturgjisë.

Rolet

Roli i parë i Drita Agollit ka qënë Marieli tek “Zëri i Amerikës” nga Lavrenjev, në vitin 1951. Si aktore përmendim rolet e Marielit “Zëri i Amerikës”, Bianka “Otello”, Gertruda “Hamleti”, Klea “Dhelpra dhe rrushtë”, Ortensia “Zonja e bujtinës”, Drita “Mbi gërmadhat”, Anarda “Qeni i kopshtarit”, Elena Andrejevna “Qeni i kopshtarit”, Donna Luçia “Karnavalet e Korçës”, etj. Si regjisore ka vënë në skenën e Teatrit Kombëtar dhe në disa skena të qyteteve të tjera të vendit: “Shtrëngata” nga Cao Y (1963), “Roje nën llambat e Neonit” (1965) të autorëve Shen Shi-Men dhe Lu Shin-Çen, “Tokë e zjarrtë” të Th. Frashërit, dramatizuar nga vetë ajo (1967), Lumi i vdekur” nga J.Xoxe (1975), Pabesia” nga L.Bungo (1978), Luiza Miller” nga Shiler (1979), “Vjosa” (1980) të autorëve Ll.Siliqi dhe T.Daia, “Familja e peshkatarit” nga S.Pitarka (1980), “Njerëzit e Thellësive” (1981), “Te ura” nga M.Jero (1983), “Djali plëngprishës” nga N.Luca (1984), “Shënomëni dhe Mua “ nga H.Minarolli (1988), “Marianda Pineda” nga Garsia Loka (1989), “Njeriu, virtyti dhe kafsha” nga Luixhi Pirandelo (2001).

Drita Agolli vlerësohet veçanërisht lartë për kontributin e vyer të saj si pedagoge në Katedrën e Artit Dramatik të Institutit të Lartë të Arteve, sot Akademia e Arteve të Bukura, duke përgatitur disa breza aktorësh, të cilët konsiderohen sot si thesar të artit dramatik dhe kinematografik shqiptar. Në vitin 1974 emërohet Shefe e Katedrës së Dramaturgjisë të atij Instituti, ku punon krahas personaliteteve të shquara të artit dramatik si Andrea Malo, Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, Esat Oktrova.

Vështirësitë dhe sfidat

Problemet e mëdha për Drita Agollin nisin kur ajo fillon punën, pas kthimit nga studimet në Shqipëri. Pas katër viteve studime për regji, ajo ishte e detyruar të punojë si aktore. Një vendim i tillë do ta kishte dekurajuar një artist tjetër që kishte ëndërr dhe ambicie regjinë, me Dritën nuk ndodhi. Ajo gjithnjë do të lëvronte ëndrrën për t’u bërë regjisore, derisa ia arrin qëllimit. Përmes këtyre kujtimeve të saj të shprehura në media, del qartë dhe ndeshja që ka pasur bota e artit me politikën e kohës. “Çfarë dhimbjeje, shprehet artistja, kur të mohohet puna, kur të hiqen nga skena pjesë të çmuara të dramaturgjisë kineze pas prishjes politike mes dy vendeve, kur të ndalohet pa asnjë arsye “Lumi i vdekur”…apo “Pabesia.”

Përmes këtyre kujtimeve del qartë forca e saj për t’u ngritur kundër arbitraritetit partiak e shtetëror të kohës. Artistja e merituar Drita Agolli lëvroi, sipas kritijës, një art realist duke e konsideruar atë si më të qëndrueshmin në kohë, por pa qenë kundër rrymave të tjera artistike. Ajo është pasuese e teorisë së Stanislavskit, që mbetet baza teorike dhe praktike e interpretimit aktoresk dhe e ndoqi me besnikëri. Përvoja artistike ka vërtetuar se sistemi i Stanislavskit mbetet edhe sot guri themelor i teatrit botëror.

Duke mbështetur me të drejtë Stanislavskin, Drita Agolli çmonte në mënyrë të veçantë sidomos Bertold Brehtin, duke e konsideruar si një nga autorët e teorisë moderne të artit dramatik. Por mbi të gjitha Drita Agolli ishte idhnare për një art kombëtar, për nxjerrjen në pah të pasurive të traditës së një kombi në këtë fushë dhe skenën e teatrit e quan me të drejtë si tribunën ku shpalosen problemet e mëdha shoqërore të kohës. Drita Agolli ishte dhe mbetet zonja fisnike që i dha aq shumë artit shqiptar, duke zënë një vend të padiskutueshëm në historinë e teatrit shqiptar.

Vlerësimet

Duke ia njohur talentin, përgatitjen profesionale artistike dhe pedagogjike, si dhe përkushtimin e palodhshëm të kësaj artisteje ndaj ngritjes dhe evidentimit të vlerave të artit dramatik shqiptar, aktorja, regjisorja dhe pedagogia Drita Agolli nderohet me titullin “Artiste e Merituar” në vitin 1985. Ndërsa në vitin 2001, nderohet me titullin më të lartë “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Publicistika

Aktiviteti i saj nuk ndalet tek teatri dhe pedagogjia, sepse ajo u shqua edhe si një publiciste në fushën e kritikës. Ka botuar disa artikuj kritikë për artin, si : “Cuca e Maleve në skenën tonë”, gazeta “Bashkimi” (1967), “Shfaqje që rrëmben me forcën e saj artistike”, gazeta “Mësuesi” (1969), “Trefytyrshmëria e aktorit”, revista “Skena dhe Teatri” nr.4 (1987), “Nga salla: vlerësime për skenën”, gazeta “Drita” (1989), “Më shumë role se sa vite”, revista “Skena dhe Teatri” nr.1 (1980), “Kur zgjohet lashtësia”, gazeta “Zëri i Popullit” (1993). Në vitin 1997 ka botuar librin me kujtime nga jeta artistike “I paemri”. Drita Agolli, mes trishtimit të atyre që e donin, u nda nga jeta më 1 nëntor 2017, në moshën 90-vjeçare.