Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. Një shtetas amerikan, ka mbytur me litar gruan e tij, Indah Lilis Sartika Saragih, 2 qentë si dhe më pas i ka dhënë fund jetës duke varur veten.
Shtetasi amerikan Matthew James Wertz,53 vjeç, rezulton se është pedagog i gjuhëve të huaja në një shkollë private në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Vangjel Noti’ në Laprakë.
Fillimisht është gjetur trupi i pajetë i amerikanit i vetëvarur, ndërsa më vonë, duke kërkuar për prova të reja, janë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane. 53-vjeçari amerikan, pasi e ka mbytur gruan, e ka mbuluar trupin e saj me rroba dhe sipër tyre ka vendosur 2 trupat e mbytur të dy qenve.
Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia.