osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndryshon shumë nga sa është sot: Historia 1752 vjeçare e Babagjyshit që shumë pak e dinë

Ndryshon shumë nga sa është sot: Historia 1752 vjeçare e Babagjyshit që shumë pak e dinë

Babagjyshi është 1752 vjeç, por nuk duket. Me kalimin e viteve, ai ka ndryshuar dhe sot është një gjysh me veshje të kuqe, mjekër të bardhë, një figurë aq e dashur për këdo në festat e fundvitit. Duke u kthyer pas në kohë, babagjyshi i sotëm nuk i ngjan aspak këtij të sotmit.

Babagjyshi i vërtetë quhet Shën Nikolla, një shenjtor i lindur në Mira, në Turqinë e sotme, 270 vjet pas lindjes së Krishtit dhe i njohur për marrëdhënien e tij të afërt më fëmijën. Madje, sipas legjendës, ai ringjalli 3 fëmijë. Për më tepër, thuhet se ai ka shpëtuar dhe tre vajza të vogla nga prostitucioni dhe i dhuroi lodra floriri. Kështu, babagjyshi fitoi reputacionin e një shoku fëmijërie dhe të një njeriu që bën dhurata.

Në Evropën Veriore, pas konvertimit në krishterim, figura e tij shkrihet me atë të perëndisë gjermane Odin, i cili në ditët e solsticit të dimrit, që korrespondon me periudhën tonë të Krishtlindjeve, shkon rrotull duke fluturuar për t’u sjellë dhurata fëmijëve. Në shekullin e shtatëmbëdhjetë, kjo traditë mbërrin në Shtetet e Bashkuara dhe Holandë. Dhe kështu Santa Claus lindi nga bashkimi i gjermanit Sankt Nikolaus dhe holandezit Sint Niklaas.

Deri në fillim të shekullit të njëzetë kostumi i tij është i gjelbër, mjekra e errët dhe përmasat nuk kanë qenë kaq të mëdha sa janë sot. Mirëpo, me kalimin e kohës Babagjyshi është edhe simboli modern i konsumit të shoqërisë, pasi nxit blerjen e dhuratave dhe ndikon në lëvizjen e tregut.

Portreti “më realist” i shenjtorit që u bë Santa Claus është prodhuar në një universitet të Liverpool-it. Shën Nikolla ishte një peshkop i shekullit të 4-të që i pëlqente të jepte dhurata fshehurazi. Reliket e tij shtrihen në Katedralen e Barit në Itali.

Imazhi i tij është krijuar duke përdorur një sistem rindërtimi të fytyrës dhe teknologji interaktive 3D nga Face Lab i Universitetit John Moores të Liverpool. Profesorja Caroline Wilkinson tha se ajo bazohej në “të gjithë materialin skeletor dhe historik” të disponueshëm.

Shenjtori, i cili vdiq në vitin 343, ishte peshkopi grek i Myra. Qyteti, i njohur tani si Demre, shtrihet në bregdetin jugor të Turqisë. Thuhej se ai kishte lënë dhurata sekrete, të tilla si vendosja e monedhave në këpucë që i kishin lënë jashtë, duke e bërë atë model për Babain e Krishtlindjeve.

https://www.instagram.com/p/CmjaOALK7MM/?utm_source=ig_embed&ig_rid=078ff02f-885f-4be1-90b5-5cb9464c4a1a