Tё punosh nё Gjermani si i huaj nga njё vend jashtё BE? Kjo nuk ka qenë deri tani kaq e thjeshtё. Gjermania asnjёherё nuk e ka parё veten si vend emigracioni. Por ndёrkohё mungojnё 1.2 milionë punonjёs tё kualifikuar.
Kush ka punё, mund tё vijё
Gati 11 milionё njerёz pa pasaportё gjermane jetojnё nё Gjermani. Çdo vit marrin nёnshtetёsinё mbi 100.000 tё huaj. Megjithatё Republika Federale e Gjermanisё gjatё dekadave tё shkuara asnjёherё nuk e ka konsideruar veten si vend emigracioni.
Kjo tani po ndryshon. Me njё ligj pёr imigracionin e forcave tё kualifikuara tё punёs do tё lehtёsohet tёrheqja e punonjёsve nga vendet jo anёtare tё BE-sё.
Në seancat e majit, nё Bundestag parlamentarёt debatuan pёr herё tё parё mbi kёtё ligj. Ligji rregullon, qё punonjёsit e kualifikuar nga vendet jashtё BE-sё tё mund tё punojnё, nёse posedojnё njё kontratё pune dhe kanё kualifikimin pёrkatёs tё njohur nё Gjermani.
Kufizimi pёr profesione tё caktuara do tё hiqet si kriter e po ashtu dhe shqyrtimi me prioritet i aplikimeve nga gjermanё apo shtetas tё vendeve tё tjera tё BE-sё.
Sakaq, kush ёshtё i kualifikuar dhe flet mirё gjermanisht, mund tё lejohet tё udhёtojё pёr maksimumi gjashtё muaj nё Gjermani edhe pa njё kontratё pune, pёr tё kёrkuar punё. Deri mё sot ky rregull vlente vetёm pёr ata qё mbaronin studimet e larta.
Ai qё kёrkon punё duhet tё kujdeset vetë pёr tё ardhurat pёr jetesё gjatё kёsaj periudhe. Ata nuk pёrfitojnё ndihmё sociale. Ky rregull do tё provohet fillimisht pёr njё periudhё pesёvjeçare.
Ministri i Brendshёm, Horst Seehofer e quajti kёtё si njё “vendosje historike piketash” pёr Gjermaninё drejt njё “politike moderne migracioni”. Me ligjin e ri do tё ketё kritere tё qarta, se kush dhe nё çfarё kushtesh lejohet tё vijё dhe tё qëndrojё.
Gjermania do tё ruajё kontrollin nё çdo kohё, se kush vjen nё vend, siguroi ministri i Brendshёm: “Ne me kёtё ligj krijojmё kushtet, qё ato forca tё kualifikuara pune, qё i duhen urgjentisht ekonomisё sonё, tё mund tё vijnё nё mёnyrё tё rregullt dhe tё kontrolluar.”
Gjithnjё e mё shumё vende vakante pune
Rreth 1.2 milionё forca tё kualifikuara pune i mungojnё aktualisht ekonomisё gjermane. Gjendja ёshtё mё problematike nё fushёn e shёrbimit tё pёrkujdesjes shёndetёsore dhe nё ndёrtim. Nё paketёn ligjore ёshtё pёrfshirё edhe rregullimi i mundёsisё pёr punё pёr azilkёrkuesit me statusin e kufizuar tё qëndrimit “Duldung”