Emërtesat e fshatrave apo qyteteve të vendit, janë në pjesën më të madhe të tyre në sllavisht. Për këtë arsye, pas shumë propozimesh dhe mendimesh, Parlamenti i Shqipërisë votoi ligjin “Mbi ndryshimin e emrave të disa qyteteve, katundeve, lagjeve, lumenjve etj”, i përcjellë me shkresën nr.119/1, datë 22.4.1937, shpallur nga Mbreti Zog më 5.5.1937.
Me vendimin nr.753, datë 6.7.1938, Këshilli i Ministrave miratoi listën me ndryshimet e emrave. Mbledhja në fjalë u drejtua nga ministri i Drejtësisë, Faik Shatku. Qeveria pasi studioi dosjen me emërtesat e reja të paraqitur nga komisioni i posaçëm i drejtuar nga Ajet Libohova. Komisioni i paraqiti listat me ndryshime më 21 tetor 1937, sipas prefekturave.
Disa emra, si ishin dhe si u bënë:
-Velabishti Dëfrimi
-Kuçova Vajgurasi
-Polovona Mezanj
-Çorovoda Uji Mbret
-Bellova Bardhusha
-Pollozhani Kuqelinë
-Bulqizë Bylmetaj
-Bradasheshi Bregsheshi
-Tropoja Trifushë
-Drashovicë Drangaj
-Vodicë Prrallaj
-Karbunari Thingjillas
-Mavravë Fitore
-Selenicë Serishta
-Treblovë Kështjellë
-Gorisht Gurishte
-Zvërnec Rrethujzë
-Cerkovinë Gjeshtraj
-Pogradec Përparim
-Derviçan Kukël
-Frashtan Arbëri
-Terihati Terihati/55News.al/