osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndryshim në kabinetin qeveritar, Balla: Kemi marrë miratimin e kryesisë…

Ndryshim në kabinetin qeveritar, Balla: Kemi marrë miratimin e kryesisë…

Dua t’ju informoj që në fillim të këtij sesioni të rëndësishëm parlamentar dhe politik, Partia Socialiste mblodhi sot Kryesinë e cila diskutoi dhe më pas miratoi çështjet për të cilat të premten do të thirret Asambleja Kombëtare.

Asambleja do të jetë tërësisht e fokusuar pikë së pari në një raport të llogaridhënies publike të qeverisë për punën që kemi bërë deri tani për Shqipërinë që duam. ku për secilën prej njësive administrative në të gjithë territorin ne kemi identifikuar të gjitha problematikat e mbajtura shënim nga ministrat të cilët morën pjesë në këtë proces llogaridhënie por edhe nga të gjitha strukturat e Partisë Socialiste të cilat e ndoqën këtë proces.

Për ne është shumë e rëndësishme që përkrah përfundimit të fillojmë, pothuajse prej sot, një fushatë kombëtare anëtarësimesh të reja në Partinë Socialiste me qëllim që të bëjmë një riorganizim më të mirë strukturor dhe elektoral në të gjithë territorin në përgatitjen e zgjedhjeve të reja vendore të vitit të ardhshëm.

Përkrah kësaj ne do të jemi të fokusuar në një proces më të hollësishëm komunikimi dhe dëgjesash ku përfaqësuesit vendor të Partisë Socialiste në nivel kryetarë bashkish apo anëtarë të këshillave bashkiakë, do të rikthehen, sipas kësaj fushate që kemi miratuar sot, në çdo cep, në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo komunitet për të dëgjuar e për të mbajtur shënim sepse për ne është shumë e rëndësishme si parti Socialiste, partia më e madhe e të gjithë shqiptarëve, që të kemi vëmendjen te njerëzit.

Ne nuk mund të humbim kohë dita-ditës me tre konferenca për shtyp shpifjesh të Partisë Demokratike apo pjesëve të tjera të opozitës.

Për ne e gjithë vëmendja duhet të jetë vetëm te njerëzit, tek ata që na kanë votuar dhe tek ata që na kanë dhënë nderin për të qeverisur këtë vend.

Në këtë kontekst dua t’ju them që sigurisht për Partinë Socialiste dialogu me opozitën është thelbësor. Ne, përveç pjesës së shpifjeve të cilave nuk mund t’i japim dot përgjigje, për çdo çështje tjetër, dhe ka plot çështje të tjera, ne kemi të gjitha mundësitë të zhvillojmë një dialog konstruktiv në dobi të integrimit europian të vendit, në dobi zhvillimit ekonomik dhe social të Shqipërisë tonë të përbashkët.

Ligji i Magjistraturës besoj se është një nga këto çështje shumë të rëndësishme për mazhorancën, sigurisht edhe për sistemin e drejtësisë. A ka një pakt Partia Socialiste për t’i ofruar opozitës, siç tha z.Rama që do ta kishte gati në shtator? Si do të gjendet dakordësia për të kaluar këtë ligj që kërkon shumicë votash?

Për ne, ju thashë, vëmendja te njerëzit është pjesa e rëndësishme dhe sigurisht nuk kemi vëmendje ndaj tre shpifjeve të planifikuara çdo ditë.
Çështja që ju përmendni është një çështje për të cilën ne jemi të gatshëm në çdo moment të zhvillojmë dialog dhe gjetjen e një zgjidhjeje e cila bën të mundur vijimin e një organizimi të rëndësishëm përgatitor për të furnizuar sistemin e drejtësisë me prurje të reja të cilat garantojnë cilësi, integritet publik të prokurorëve apo gjyqtarëve të rinj.

Në funksion të këtij dialogu, sigurisht që e keni një ofertë për opozitën?

Unë jua thashë. Ne jemi të gatshëm të dialogojmë konstriktivisht me opozitën për të gjitha çështjet me përjashtim të shpifjeve të cilave s’kemi çfarë i bëjmë.

Ndryshime në kabinetin qeveritar z. Balla?

Një çështje tjetër për të cilën dua t’ju informoj është se kemi marrë miratimin e Kryesisë për të miratuar sekretariatin e Partisë Socialiste për ti dhënë më shumë efektivitet.