osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndriçim Xhepa, aktori që nuk i la gjë mangut nënës së tij në skenat dhe ekranet shqiptare

Ndriçim Xhepa, aktori që nuk i la gjë mangut nënës së tij në skenat dhe ekranet shqiptare

Ndriçim Xhepa lindi më 21 janar 1957 në Tiranë. Pas mbarimit te studimeve për aktor, në Akademinë e Arteve, me 1979, fillon punën si aktor i Teatrit Kombëtar.

Ka interpretuar rreth 40 role, nga te cilët veçohen ato në “Prometeu” te Eftimiut, “Në jete” te Dh. Xhuvanit, “Monserrati” te Roblesit, “Vdekja e një komisioneri” te Milerit, “Nen dritat e skenës”, “Nesër është vone” dhe “Shkallet” te R. Pulahes, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Romeo e Xhulieta” te Shekspirit, “Fernando Krafi me ka shkruar ketë letër” te Dorstit, me te cilën fiton Çmimin “Aleksandër Moisiu” për Aktorin me te Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit, te vitit 1995, “Vdekja e Dantonit” te Byhnerit, “Nata e trokitjeve në xhama” te Dh. Anagnostit, “Vdekja dhe virgjëresha” te Dorfmanit, “Portreti i Dorian Greit” te Uajlldit dhe “Kapitulli i Dyte” te Sajmonit, me te cilin fiton Çmimin për Aktorin me te Mire në Festivalin Mbarëkombëtar te Aktrimit, “Apollon 2004”, në Fier.

Në vitet ’90 interpreton role protagoniste edhe në produksione te pavarura si “Kujdes! Kafshon…” te Gernit, “Mbretëresha e bukur” te Mc. Donagh, “Nesër nisemi për në parajsë” te T. Dervishit dhe “Tradheti bashkëshortore” te Pinterit. Ndërsa në Teatrin e Kombësive te Shkupit ka interpretuar në “Mbretin Lir” te Shekspirit.

Aktivizohet me sukses në rreth 30 filma, nga te cilët veçohen “Shokët” i K. Çashkut, “Kohe e largët”, “Treni niset në shtate pa pesë” dhe “Përdhunuesit” te S. Pecanit, “Duaje emrin tënd” dhe “Telefoni i një mëngjesi” te I. Muçajt e K. Mitros, “Hije që mbeten pas” i E. Musliut “Flutura në kabinën time” dhe “Dasma e Sakos” te V. Priftit, “Kthimi i Ushtrisë se Vdekur” i Dhimiter Anagnostit, “Unë e dua Erën” dhe “Porta Eva” te A. Minges, “Plumbi prej plasteline” i A. Minarollit dhe “I dashur Armik” i Gj. Xhuvanit. Aktualisht po xhiron filmin “Lutja e dashurisë”, me regjisor A. Minarolli dhe Y. Aliçka.

Qe nga viti 1988 është pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, në Fakultetin e Artit Skenik. Në festivalet V dhe VI te Filmit, është fitues i medaljeve për aktor. Tre here fitues i Kupës për Aktorin me te Mire në Festivalet e Filmit në vitet 1987, 1989 e 2000. Fitues i Çmimit “Aleksandër Moisiu” për Aktorin me te Mire në Festivalin Kombëtar te Teatrit me 1995 dhe Çmimit për Aktorin me te Mire në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2004”.

Filmografia

Në kërkim të kujt – (2011) serial Biznesmeni Basri Neziri
Lutjet e dashurisë – Kronikë provinciale (2009)… Zeneli
Lindje, perëndim, lindje – (2008)… trajneri i çiklizmit Ilo Zoto
Sekretet – (2008)… doktori
Eduart – (2006)… babai i Eduartit

Omiros – (2005)… krye-polici
I dashur armik – (2004)… Harun
Porta Eva – (1999)… David
Kaskadori shqiptar – (1998)
Dasma e Sakos – (1998)

Përdhunuesit – (1995)
Loin des barbares – (1994)… Selmani
Plumbi prej plasteline – (1994)
Pas fasadës – (1992)
Enigma – (1991)

Unë e dua Erën – (1991) (TV)…Genci
Kthimi i ushtrisë së vdekur – (1989)
[Keshilltaret] ROLIN E BEJTOS
Flutura në kabinën time – (1988) Tomi
Treni niset më shtatë pa pesë – (1988)… Astriti

Telefoni i një mëngjesi – (1987)
Tri ditë nga një jetë – (1986)….Drini
Hije që mbeten pas- (1985)……………Beni
Të mos heshtësh – (1985)
Enveri ynë – 1985

Vendimi – (1984)… Veroniku
Duaje emrin tënd – (1984)……………..Arseni
Kohë e largët – (1983)… Piktori Andrea Selca
Shokët – (1982)
Njeriu i mirë – (1982) … Aleko