osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndrekë Luca, Aktori që “fluturonte” nga një rol në tjetrin

Ndrekë Luca, Aktori që “fluturonte” nga një rol në tjetrin

Një tjetër artist i shquar që fillesat e veta i ka në lëvizjen artistike kulturore të ushtrisë është edhe “Artisti i popullit” Ndrekë Luca. Për më tepër ky artist ka një formin të plot ushtarak në degën e aviacionit. I dyzuar mes ushtrisë dhe aktorit, Ndreka zgjodhi këtë të fundit, pasi siç shprehej vetë artisti “Unë edhe aviacionin e doja shumë, por, siç duket, jo më shumë se “fluturimet” nga një personazh në tjetrin, që më gjallërojnë e më japin forcë…”.

Në vitin 1945, në moshën 21-vjeçare, Ndreka dërgohet nga pushteti i asaj kohe në Jugosllavi për të studiuar në degën ushtarake të aviacionit. Kishte kaluar një fëmijëri të vështirë dhe një adoleshencë plot vuajtje si hamall për të siguruar bukën, në ndihmë të familjes. Menjëherë pas Luftës, shkolla jashtë shtetit, ishte një ëndërr që vetë Ndreka nuk do ta besonte. Periudha e studimeve në Jugosllavi ishte një periudhë mjaft e ngjeshur për Ndrekën, një i ri i etur për dije e kulturë dhe i apasionuar fort pas artitit.

Punë e studime për profesionin pë të cilën kishte marrë bursën, ndërsa njëherësh lexonte edhe filozofi, letërsi, klasikët e artit borëror, dije këto që do t’i vinte më vonë në shërbim të punës së tij si aktor. Krahas shkollës, ndiqte me fanatizëm gjithë jetën artistike në Zagreb, në qytetit ku studionte, duke parë më shumë se një herë shfaqjet më të bukura operistike e teatrale. Për studentin shqiptar, tepër i apasionuar pas artit, ruhej gjithmonë një biletë, sikurse ruheshin edhe librat e rralla në libraritë e qytetit. Në vitin 1948 marrëdhëniet politike e diplomatike me Jugosllavinë u prishën dhe Ndreka, ashtu si shumë studentë të tjerë shqiptarë në këtë akademi, u detyrua të kthehej në atdhe. “Çuditem si s’më kanë pru të lidhun, se debatoja hapun, për padrjetësitë që Fuqitë e Mëdha i bënë vendit tonë, duke e ndarë në copa për t’ia bërë qejfin fqinjve tanë lakmitarë e grabitqarë.”, – shprehej Ndreka në një bisedë me poetin kosovar Agim Gjakova.

Ndrekë Luca u kthye në atdhe si oficer aviacioni dhe menjëherë emërohet në Tiranë. “Im atë nuk solli nga jashtë lecka, por libra, – shprehet i biri Gjergji, – libra, libra e ndërmjet tyre edhe sistemin e Stanislavckit, që mbas dy vjetësh do t’i vlente edhe më shumë në hapat e tij të para si aktor.”

Ndrekë Luca, oficeri i ri i aviacionit, mendjen e kishte te arti. Ëndrra për t’u bërë aktor nuk e linte të qetë. Për teatrin fliste me shumë pasion e dëshirë. Kolegët e tij ushtarakë, pas shumë vitesh pohojnë se “pas punës, rrinte me orë të tëra i mbyllur në dhomën e hotelit e recitonte me zë monologë e poezi”. Pasi u dind se ishte përgatitur si duhej, u paraqit para komisionit në Teatrit Popullor dhe fitoi. Teatri e pranonte në gjirin e tij, por reparti, me të drejtë, nuk e lejonte, sepse ishte nga kuadrot e para e të pakta i shkolluar në degën e aviacionit.

“Nuk e kam pasur të lehtë të bëhem aktor, – thoshte Ndreka në një intervistë, – jeta e solli që unë të kryej shkollën e aviacionit, por në shpirt më mundonte gjith një pasioni i zjartë i fëmijërisë, mrekullia e artit, teatri…”

Mbas një “beteje” të vështirë , një ditë e thërrasin në komandën e përgjithshme dhe i thonë që kërkesën e tij ia kishin paraqitur Byrosë, dhe sekretari i partisë kishte dëgjuar për këmbënguljen e tij , kishte dhënë porosi: “Meqenëse ndodhemi para një rasti të veçantë le të transferohet përkohësiht në teatër dhe, po të mos ketë talent, të kthehet përsëri në Ushtri”.

Në vitin 1950 fillon punë në Teatrin e Ushtrisë, i cili kishte vetëm pak muaj që kishte nësur nga puna. Me pasion e seriozitet këmbëngulës, e nisi punën si aktor në role jashtë moshës e natyrës së tij, nën drejtimin e regjisores së telantuar Zina Adri. Interpretoi në dy tre pjesë të vëna nga ky teatër, i cili nuk e pati jetën e gjatë. Në vitin 1951 Teatri i Ushtrisë shkrihet. Tirana nuk e kishte luksin të mbante dy teato profesioniste në ato vite. Një pjesë e aktorëve kalojnë në Teatrin Popullor, mes të cilëve edhe aktori Ndrekë Luca. Ëndrra e tij u realizua. Kështu, 60 vjet më parë ai renditje mes emrave të mëdhenj të teatrit shqiprtar si Naim Frashëri, Pjerë Gjoka, Sandër Prosi, Kadri Roshi, Loro Kovaçi, Marie Logoreci, Mihal Popi, Violeta Manushi, Besa Imami, Drita Pelinku, Prokop Mima Liza Vorfi etj. Kështu dhe këtu nisi udha e tij për t’u afirmuar më vonë si një artist i madh i skenës dhe ekranit shqiptar, një aktor i jashtëzakonshëm, me një vokal, me një plastikë e një lojë skenike nga më të arrirat, një model i papërsëritshëm i aktorit që nuk i vjen më skenës shqipare.

***

Ndrekë Luca u lind më 3 shtator 1924 në Dukagjin. Mësimet e para i mori në vendlindje. Në vitet 1945-1948 kreu akademinë ushtarake në degën e aviacionit në Zagreb. Për mëse 1 vit u angazhua në Teatrin e Ushtrisë e më pas, nga viti 1951 deri sa doli në pension në 1987 punoi në Teatrin Popullor, ku interpretoi me mjeshtëri të lartë mbi 100 role. Roli i parë është ai i Shpend Gjeto Plakut, në dramën “Halili dhe Hajria” . Ishte ky rol ku spikati më së shumti talenti i tij, një rol që i hapi rrugë roleve të tjera për mëse 30 vjet në skenë. Janë të paharrueshme për spektatorin kryeverpat të tilla si “Trimi i mirë me shokë shumë”, “Shtatë Shaljanët”, “Familja e peshkatarit”, “Otello”, “Përmbysja”, “Arturo Ui”, “Baca i Gjetajve” etj. Krahas teatrit u angazhua mjeshtërisht edhe në filmin artistik, ku e nisi karrierën me filmin “Detyrë e posaçme” në 1963 e për ta vijuar deri në fillim të viteve 90-të me rolin e fundit në filmin “Viktimat e Tivarit” në 1992. Gjatë kësaj kohe interpretoi në mbi 35 role në film, ku shkëlqeu në shumë prej tyre si p.sh në filmat “Komisari i dritës”, “Dueli i heshtur”, Njësiti gueril”, “Plagë të vjetra”, “Operacioni zjarri”, “Në fillim të verës”, “Shtigje lufte”, “Udha e shkronjave”, “Qortimet e vjeshtës”, “Flaka e maleve”,”Balada e Kurbinit” etj.

Për karrierën e tij të gjatë e të suksesshme është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”. U nda nga jeta më 16 janar 1993.

Përgatit: F.S./Faktor.al