Shqipëria tashmë ka zyrtarisht zyrën e saj të Prokurorit Ndërlidhës në selinë e Eurojust në Hagë. Prokurorja Fatjona Memçaj do të jetë dhe prokurorja ndërlidhëse e Shqipërisë në Eurojust. Kjo është hera e parë që Shqipëria ka prokurore ndërlidhëse dhe zyrën e saj në Hagë.
“Zyra e Prokurorit Ndërlidhës të Shqipërisë është hapur zyrtarisht sot, duke shënuar hapin e radhës në partneritetin tonë tashmë të fortë dhe të suksesshëm. Bashkëpunimi gjyqësor ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Eurojust është rritur me mbi 40% në pesë vitet e fundit”, njofton agjencia e BE për bashkëpunim në drejtësinë penale mes vendeve.