osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndodh për herë të parë: Deutsche Welle jep lajmin e rëndësishëm për Shqipërinë Ja çfarë do të ndodhë në mars

Ndodh për herë të parë: Deutsche Welle jep lajmin e rëndësishëm për Shqipërinë Ja çfarë do të ndodhë në mars

Në muajin mars, selia e Komandës së Operacioneve të Posaçme të SHBA për Europën, ( SOCEUR-US Special Operations Command – Europe) do të transferohet nga Gjermania në Shqipëri.

Lajmi bëhet me dije nga DW shqip, e cila thekson se kjo lëvizje vjen në vijim “të përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e aftësive të Forcave të Operacioneve Speciale si një gur themeli për stabilitetin rajonal”.

Po keshtu, Perendimi dhe Evropa jane te shqetesuar per planet e Rusise per pushtim te Ukraines, qe do te perbente nje kercenim serioz per sigurine e qytetareve.

“Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka hedhur poshtë kategorikisht të premten pretendimet e publikuara në agjencinë ruse të lajmeve, TAS dhe dyshimet e ngritura nga Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, për praninë e “mercenarëve shqiptare” në Ukrainë. Në shenjë proteste është thirrur ambasadori i Federatës Ruse në Tiranë, të cilit i është kërkuar përgënjeshtri,i i lajmit” theksohet në deklaratën zyrtare të kësaj ministrie.

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s, në krah të Ukrainës

Dyshimet e kreut të diplomacisë ruse Lavrov për një prani mercenarësh shqiptarë janë shprehur mbi rajonin e Donbas-it, në Ukrainën Lindore, e ndarë që nga viti 2014 në territore të veçanta të kontrolluara nga qeveria ukrainase dhe në ato të kontrolluara nga separatistët, të mbështetur nga Rusia. Dyshimet në fjalë janë publikuar në kontekstin e gjerë të krizës mes Ukrainës dhe Rusisë, qëndrimit të unifikuar të Shqipërisë me vendet e tjera anëtare të NATO-s ndaj kësaj krize dhe forcimit të marrëdhënieve në fushën ushtarake mes SHBA dhe Shqipërisë.

Shqipëria ka deklaruar se është në mbështetje “të integritetit territorial, sovranitetit të Ukrainës dhe të së të drejtës sovrane të çdo kombi për të zgjedhur rrugën dhe vendosur për të ardhmen e tij”.

Kryediplomatja e Tiranës, Ministrja Olta Xha?ka, e ka cilësuar me “rëndësi strategjike unitetin dhe kohezionin mes vendeve të NATO-s përballë një sfide ndaj sigurisë evropiane”, duke nënkuptuar krizën aktuale Ukrainë-Rusi.

SHBA-Shqipëri akordojnë politikat

Në fillim të këtij muaji qeveria e Tiranës, mori konfirmimin nga Departamenti Amerikan i Shtetit, se SHBA dhe Shqipëria do të jenë bashkëpenëmbajtëse për ?ështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria nisi në janar të këtij viti mandatin e saj dy vje?ar si anëtare jo e përhershme.

Në një deklaratë të përbashkët shtypi të përfaqësuesve të përhershëm të Gjermanisë, Francës, Irlandës, Estonisë, Norvegjisë, Shqipërisë dhe Delegacionit të BE në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, të dhënë të enjten, (17.02) në vijim të takimit të Këshillit të Sigurimit për Ukrainën, theksohet mbështetja e tyre e plotë ndaj ”pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht”.

Albanien Außenministerium in Tirana
Kryeministri Rama gjatë një konferencë shtypi, në New York në mes të kësaj jave, (16.02) ku mori pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit, theksoi se “Shqipëria nuk ka asnjë problem me Rusinë, ajo nuk është një vend armik apo kundërshtar. Por Shqipëria do të qëndrojë në një linjë me aleatët perëndimorë dhe SHBA”.

Selia e SOCEUR nga Gjermania në Shqipëri

Burime zyrtare thanë për DW, se në mars, selia e Komandës së Operacioneve të Posa?me të SHBA për Europën, ( SOCEUR-US Special Operations Command – Europe) do të transferohet nga Gjermania në Shqipëri, në vijim “të përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e aftësive të Forcave të Operacioneve Speciale si një gur themeli për stabilitetin rajonal”.

Që nga viti 2009, kur Shqipëria u pranua anëtare e NATO-s, bashkëpunimi i saj në fushën ushtarake me SHBA ka ardhur duke u forcuar. Ky bashkëpunim nisi para 20 vitesh, kur ushtria shqiptare dërgoi trupa paqeruajtëse në Bosnjë-Hercegovinë. Sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes, Shqipëria ka dërguar edhe 3041 trupa në Afganistan. Ushtarë nga Shqipëria kanë shërbyer në Irak, në Mosul dhe Bagdad, si pjesë e forcave të koalicionit në Operacionin “Liria e Irakut”. Që nga viti 2015 mes Shqipërisë dhe SHBA ka një Deklaratë të Përbashkët për Partneritetin Strategjik për çështjet globale, çështjet rajonale dhe bashkëpunimin dypalësh./dw