osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndodh në Shqipëri! Pazare për varrin, sa kushton të blesh “vdekjen” për së gjalli: Merr dy, ta kesh dhe për plakën!

Ndodh në Shqipëri! Pazare për varrin, sa kushton të blesh “vdekjen” për së gjalli: Merr dy, ta kesh dhe për plakën!

Në Shqipëri duhet të mendosh të blesh edhe vdekjen, sa je në jetë. Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” provon se, edhe për të vdekur duhet të mendohesh mirë.

Duhet te gjesh “marifetçinjtë e duhur”, që ta lehtësojnë shumë rrugën për në botën tjetër.

Madje në rastin tonë, shefi i agjencisë funerale është shumë “bujar”, pasi për 500 mijë lekë të vjetra të ofron dy vende varresh, për të dy prindërit, pavarësisht nga gjendja e tyre shëndetësore.

Pasi blen varrin, qytetari paguan dhe 50 mijë lekë të vjetra për t’i bërë bordurën dhe në fund varri pagëzohet edhe me emrin që blerësi do.

Në rastin tonë, “pronare” e varrit të blerë u bë një emër jo ekzistues, por shumë domethënës: Taksiratë Dynjaja…

Agjencia Funerale: Si kaluat?

Qytetari: Mirë!

Bashkëpunëtori: Ky është ai djali, që folëm në telefon.

Agjencia Funerale: Ça bëtë? Si kaluat?

Bashkëpunëtori: Hajt mo, mirë!

Qytetari: Unë kam babanë, e presim me ditë.

Agjencia Funerale: Ishallah, ja u bën Zoti mirë!

Qytetari: Iku ai muhabet tani. Doja të të pyesja, të gjejmë ndonjë gjuhë të përbashkët!

Agjencia Funerale: Mua ma shpjegoi pak a shumë Agimi, në lidhje me çështjen e vendit. Vendin unë ta gjej, ta siguroj. Por më parë duhet me shkuar çikë te varrezat, që ça preference ke ti dhe ça do të ofrojmë ne aty.

Qytetari: Diku afër aty, që mos të vejë mamaja shumë larg.

Agjencia Funerale: Shumë mirë! E ke parasysh, ku i ke njerëzit e tu ti atje?

Qytetari: Unë jam vetë nga Berati, një vit kam.

Agjencia Funerale: Mirë pra, ke njeri ti atje, apo s’ke njeri fare te varrezat ti?

Qytetari: Fare!

Agjencia Funerale: Shumë mirë, atëherë do të tregojmë në dy-tre mundësi atje dhe e ke të kryet këtë punë. Do të them unë 1, 2 , 3…, ki parasysh, në qoftë se bën 5 lekë, do paguash 3 lekë, se kështu funksionon në Shqipëri!

Bashkëpunëtori: Po kafja s’do mënd, që duhet kafja!

Agjencia Funerale: Kështu që, e ke të kryer, e ke të mbaruar.

Qytetari: Lart kur do ikim?

Agjencia Funerale: Kur të duash ti!

Pas kësaj bisede palët shkojnë për të parë vendin në varrezat në Tufinës.

Agjencia Funerale: Nga do ikim?

Punëtori: Këtu te 99-ta!

Agjencia Funerale: Ku te 99-ta? Te italianët poshtë thua ti, eee?

Punëtori: Aty është vend ultra, hë burrë…Na fal hë, se truri…

Bashkëpunëtori: Jo mo jo, keni punën tuaj ju!

Punëtori: Hajde, të rroni vetë njëherë!

Agjencia Funerale: Jo jo, nuk ka ndodhur!

Punëtori: Më fal, më fal!

Agjencia Funerale: Nuk ka ndodhur, po e presim.

Agjencia Funerale: Kjo është pastruar si zonë, ka qenë e atyre ushtarëve italianë, i kanë heq ato dhe është liruar.

Qytetari: Tani vendin, ku do e… cilin kemi ne? Kë thua?

Agjencia Funerale: Ku thua ti?

Punëtori: Do një tek ti?

Agjencia Funerale: Një, një tek!

Bashkëpunëtori: Po ashtu merr dy ta kesh ngjitur, ta mbash dhe për plakën!

Agjencia Funerale: Dëgjo këtu! Unë nuk ta di terezinë, xhepin. Ajo, që do mend me bërë, me zënë dy vende, është zgjidhja më e mirë, sepse këtu faktikisht është bllokuar, nuk po bëhen, kështu që, në qoftë se do të gjejmë dy vende këtu, t’i themi atij.

Punëtori: Hajde, hajde këtu!

Qytetari: Ku është?

Agjencia Funerale: E sheh varrimin, që kam bërë unë? E sheh këtë me jeshile? Ai në krah të djathtë, nuk ka vdekur, ka vdekur ky në krah të majtë, ai e ka zënë rezervë. E shikon atë jeshilen? Kështu do bëhet ajo jotja, në qoftë se, ti i merr të dy vendet.

Bashkëpunëtori: Kjo këtu, nuk ka vdekur?

Agjencia Funerale: Ajo jeshilja jo! Vetëm ajo.

Qytetari: Kështu do ta bëjmë edhe ne?

Agjencia Funerale: Edhe ju po, nëse doni!

Qytetari: Është zgjidhja më e mirë.

Agjencia Funerale: Ja ku i ke të tjerat, ja duke i punuar!

Punëtori: Këtu e ke në krah tjetër!

Qytetari: Këto të dyja këtu d.m.th, po këto të dyja!

Punëtori: Kjo s’ka më, mbyllet.., edhe një javë.

Agjencia Funerale: Kjo mund të ndodhi nesër, mund të ndodhi.., ne ta quajmë të mbaruar.

Qytetari: Për 10 ditë, maksimumi 1 muaj.

Agjencia Funerale: Tiku, se si do e…, se si o ma lëni? Ajo mund të ndodhi edhe 1 muaj re.

Bashkëpunëtori: Mund të ndodhë edhe nesër.

Qytetari: Mund të dojë dhe një muaj, më shumë nuk zgjat.

Punëtori: Më vjen shumë keq, këto të dyja do nxjerrim, do dhënë lekët shefit! Ky pak a shumë e di!

Qytetari: Më thuaj mua, sa lekë do t’i jap unë, o burrë?

Punëtori: 500 mijë lekë shkojnë të dyja!

Qytetari: 500 mijë lekë! Po re, në rregull! Dakord!

Bashkëpunëtori: Do flasim me shefin?

Punëtori: Jo, jo! Fol unë me të!

Agjencia Funerale: Të ka dhënë një çmim kështu?

Punëtori: Pa bazamentet, kur të vijë puna te bazamentet, punë tjetër, do bësh bordurat!

Qytetari: Po re dakord! Më thuaj, kur të vij, të jap lekët unë, e jemi në rregull bashkë!

Punëtori: Kur të duash!

Agjencia Funerale: Paguajini mo te zyra atje! Hej Tiku, ta quaj të mbyllur këtë punë? Mos më fëlliq me njerëzit!

Punëtori: Po po! S’bëhet llaf!

E pasi pa vendin, qytetari shkoi sërish tek agjencia funerale për të paguar paratë…

Agjencia Funerale: Ulu! Hë mo, ca bëtë ju?

Qytetari: Po mirë mirë, ne për një vendosëm, nuk është ndonjë problem, për një vendosëm.

Agjencia Funerale: Ulu!

Qytetari: Po të jap këto, dy, 4,6,8,10,12,14,16,18,20,22,24,25. 250 mijë lekë.

Agjencia Funerale: Po hë mo…, po hë!

Qytetari: Do flas edhe çikë me vëllezërit unë, se më thanë ata, edhe po ka mundësi për nja një muaj, do të them unë për atë vendin tjetër!

Agjencia Funerale: Jo ashtu, se ashtu zihet ai!

Qytetari: Eh, po mirë pastaj, s’ka gjë!

Agjencia Funerale: Jo, jo! Biles ai sot më mori mua, i thashë do i presim nja.., për 3 ditë i thashë me burrni.

Qytetari: Për këtë një, është e sigurt.

Agjencia Funerale: Ikën ajo.

Agjencia Funerale: Ishallah, plaku të rron e mos ashtu, më kupton? Po ku bëhet fjalë? Ajo do mbyllet shumë shpejt o burrë! S’ka më vende, më e kanë blloku, është blloku.

Por para duhet paguar edhe për bordurën e varrit.

Qytetari: Hajde na ndihmo një cikë!

Qytetari: Ne ku e kemi, kë kemi nga këto ne?

Punëtori i Varrezave: Shih tani! Ose këtu, ose këtu, ose këtu mbas këtij…! E do mbas këtij?

Qytetari: Është më afër aty thua?

Punëtori i Varrezave: Po më afër i bie rruga kështu?

Qytetari: Po këtu?

Punëtori i Varrezave: E do mbas këtij, anash?

Qytetari: Mbas këtij! Këtu, këtu, ok!

Punëtori i Varrezave: Do bëhet grumbull dheu njëherë për njëherë!

Qytetari: Bëje një kështu, d.m.th, që të dihet, ku di gjë unë, një ndarje, a një kështu!

Punëtori i Varrezave: Do bëhet grumbull dheu.

Qytetari: Që të jetë kështu, se unë, s’e di, kur mund të më ndodhi, unë s’dua të më iki! E kupton? Por tani…

Punëtori i Varrezave: Funerali më merr mu në telefon.

Qytetari: Po re, vetëm ta bëj gati, po ta kemi mendjen të mbledhur ne, që mos të merrem më unë me këtë muhabet!

Punëtori i Varrezave: Më vjen shumë keq, do ta vej këtu!

Bashkëpunëtori: Është i zënë ky dhe mbaron punë.

Punëtori i Varrezave: Më fal! Do me e bo bordurë, se e kam ustain këtu?

Qytetari: Po sa lekë do ai, ta bëjë bordurë kështu?

Punëtori i Varrezave: Kjo shkon, 25 mijë lekë shkon.

Qytetari: 25 mijë lekë?

Punëtori i Varrezave: 50 mijë lekë shkon.

Qytetari: 50 apo 25?

Punëtori i Varrezave: 50!

Qytetari: 50 mijë lekë shkon, ta bëj me bordurë edhe…

Punëtori i Varrezave: E ti fle mendjen!

Bashkëpunëtori: Edhe është gati!

Punëtori i Varrezave: Po po, gati çdo gjë!

Qytetari: Ok! Shumë shumë faleminderit!

Punëtori i Varrezave: E bëna!

Qytetari: E di, e di, e pashë!

Punëtori i Varrezave: E pe?

Qytetari: Si je?

Bashkëpunëtori: Erdhëm dje ne këtu nga ora 12-1.

Punëtori i Varrezave: S’ka rëndësi, mo burrë!

Bashkëpunëtori: S’ke qenë ti!

Qytetari: Hajde ikim! Mirë e kishte bërë.

Qytetari: 2, 3, 4, 5, 50! Ja numëroji!

Punëtori i Varrezave: Po hajt më se…

Qytetari: Ti vemë emrin sipër mo? Si do ia bëjmë?

Punëtori i Varrezave: Po me pllakë, kështu mo, si bëhen këto të varreve.

Qytetari: Po një të thjeshtë, o burrë, si është ajo pllaka atje! Shiko mua!

Punëtori i Varrezave: Kështu?

Qytetari: Eh një ashtu, do na i bëj një cikë ai?

Punëtori i Varrezave: Emër mbiemër?

Qytetari: Vëri një emër…

Bashkëpunëtori: Vëri një emër kështu!

Qytetari: Ti vëmë një emër kështu?

Punëtori i Varrezave: Si të duash më! Vëri të gjyshes!

Qytetari: Vëri Taksirate Dynjaja, të gjyshes! Po hë mo, vërja Taksirate Dynjaja, se s’ka ndonjë gjë!

Punëtori i Varrezave: Sa i bie? 2019?

Qytetari: Bëje 2019 dhe vëre Taksirate Dynjaja aty e shënoje aty, s’ka ndonjë gjë!

Punëtori i Varrezave: Ti fus një emër kështu, po hë me emrin tim, po hë!/tvklan