Disa policë në Itali u sulmuan me grushte dhe sende të forta gjatë një operacioni antidroge në lagjen Quarticciolo, në periferi të Romës.
Gjithçka nisi kur një burrë me origjinë afrikano-veriore, së bashku me një grua ishin ndaluar nga efektivët për kontroll pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike.
Ata nisën duke bërë rezistencë duke goditur me shkelma oficerët në përpjekje për t’u arratisur.
Në atë moment, njëzet persona të tjerë rrethuan policët, duke i spërkatur me sprej piper për të liruar burrin e ndaluar, i cili u arrestuar sërish disa minuta më vonë.
Ndërkohë që një hetim ka nisur për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë incident të dhunshëm.