osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndizet lufta për ndikimin rus në Shqipëri, Moska në alarm pas kërcënimit amerikan, sulmon PS dhe shefen e ambasadës së SHBA në Tiranë

Ndizet lufta për ndikimin rus në Shqipëri, Moska në alarm pas kërcënimit amerikan, sulmon PS dhe shefen e ambasadës së SHBA në Tiranë

Paralajmërimi i Uashingtonit se nuk do të lejojë ndërhyrjen e Moskës në Tiranë, ka alarmuar ambasadën ruse në vendin tonë. Gjatë një konference të mbajtur të hënën, shefja e ambasadës së SHBA Leyla Moses Ones deklaroi se Shqipëria rrezikohet nga ndikimi rus e kinez dhe e bëri të qartë se SHBA nuk do të luftojë asnjë ndikim në vendin tonë. Ndërkohë pardje ishte kandidatja për ambasadore, Yuri Kim, e cila po ashtu u shpreh se një nga synimet e misionit të saj në Tiranë do të jetë të ndalojë influencën ruse.

Këto dy deklarata dhe rezoluta e dorëzuar në Kuvend nga mazhoranca për ndikimin e Moskës, kanë alarmuar ambasadën ruse në Tiranë. Me anë të një postimi në faqen zyrtare në Facebook, ambasada ka deklaruar se nuk ka asnjë provë sa i përket ndikimit rus në Shqipëri. “Jemi njohur me fjalimet e mbajtura nga folësit e konferencës US Policy in the Western Balkans, si edhe me planet e parlamentarëve shqiptarë për miratimin e rezolutës për “ndërhyrje të huaj”. Sa herë që jemi akuzuar për ndërhyrje në punët e brendshme të Tiranës, ne kemi pritur me padurim të paktën edhe një provë për këtë.

Por, miqtë tanë shqiptarë nuk kanë mundur të paraqesin as edhe një provë”, ka deklaruar ambasada ruse. I vetmi folës në konferencë që përmendi ndikimin rus ishte shefja e ambasadës amerikane në Tiranë dhe kjo tregon se lufta mes dy ambasadave, asaj ruse dhe asaj të SHBA në Tiranë për ndikimin në vendin tonë sapo ka nisur.

Ambasada në sulm ndaj SHBA e qeverisë

Rusët kanë akuzuar qeverinë shqiptare se po përdor ndikimin rus për të devijuar debatin që qëndron brenda politikës shqiptare. Po ashtu ata shprehen se nuk kanë të bëjnë me krizën e brendshme politike në Shqipëri. Sipas ambasadës, kjo është lojë e amerikanëve. “Është fatkeqësi që autoritet shqiptare trillojnë histori mitike për të justifikuar “përleshjet” ekzistuese në politikën e brendshme, nga të cilat ne qëndrojmë larg. Është për të ardhur keq që e gjitha kjo po ndodh dukshëm nën një marrëveshje të heshtur të Ambasadës së SHBA-ve”, ka shkruar ambasada ruse. Ambasada është irrituar jo vetëm me rezolutën e mazhorancës, por dhe deputetë të caktuar. Në reagimin e saj, ambasada ka përmendur edhe Ervin Bushatin, teksa shprehen se i kanë dëgjuar argumentet e këtij të fundit, ku sipas të cilit Moska po tenton të rrisëinfluencën e saj në Tiranë. “Akoma më keq, pasi kemi dëgjuar argumentet e autorit të rezolutës, z. Ervin Bushati për një farë virusi, me anë të të cilit rusët mund të “infektojnë” gjithë kompjuterët në rajonin e Ballkanit, u bindëm për analfabetizmin kompjuterik të krijuesve të kësaj “vepre”. Me këmbëngulje u rekomandojmë të lexojnë librin “Siguria Ndërkombëtare e Informacionit” të sapobotuar në Rusi të një prej specialistëve më të mëdhenj të MPJ-së ruse në këtë fushë”, është shprehur ambasada ruse.

“Lufta” SHBA-Rusi

Deklarata e djeshme e ambasadës ruse tregon qartë se ka nisur një betejëSHBA-Rusi në Tiranë për të dominuar në vendin tonë. Bllokimi i negociatave shihet me rrezik nga DASH dhe pak ditë më parë u paralajmërua se Moska do e shfrytëzojë një gjë të tillë. Por SHBA është hedhur në sulm duke u dërguar mesazhe pushtetarëve shqiptarë që të mos mbajnë shpresat te Moska. Por kjo nuk i ka pëlqyer Kremlinit dhe dje ambasada është hedhur në sulm duke mos kursyer asnjë. Deklarata e djeshme tregon se Moska nuk do e ketë shumë të lehtë të ndërhyjë në punët e brendshme të Shqipërisë, për sa kohë aleti kryesor i joni është SHBA. /Kliti Topalli