osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndizet beteja për KQZ: Socialistët fusin në sherr Bashën me Kryemadhin

Ndizet beteja për KQZ: Socialistët fusin në sherr Bashën me Kryemadhin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të ndezë situatën brenda opozitës. Ky organ momentalisht nuk mblidhet dot sepse ka 4 vende bosh, të cilat duhet të plotësohen. Pak ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi iu bëri thirrje kryetarëve të grupeve parlamentare të partive që të propozojnë kandidatët e tyre për vendet vakante në KQZ. Të parët që janë vënë në lëvizje janë socialistët, të cilët i kanë përcaktuar tashmë dy emrat që do të ulin në karriget e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Partia Socialiste ka vendosur të rikonfirmojë në detyrë për një mandat të dytë Bledar Skënderin, ndërsa ka propozuar edhe Rezarta Bitrin, e cila më parë ka qenë këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese dhe këshilltare ligjore e ministres Milena Harito.

Ndërsa nga partitë e mëdha opozitare, nuk ka asnjë reagim dhe nuk kanë dërguar asnjë emër në Kuvend. Por fakti që PS ka propozuar dy kandidatë do të thotë se LSI rrezikon të mbetet pa asnjë anëtar në KQZ sepse socialistët kanë propozuar emër zëvendësues edhe për anëtarin e LSI, të cilit i ka mbaruar mandati. Në nenin 14 thuhet se 3 anëtarë duhet t’i ketë mazhoranca dhe 3 opozita. Ndërkohë që kryetari zgjidhet me procedurë të veçantë dhe përgjithësisht ka qenë i partive qeveritare. Momentalisht në KQZ si anëtare e PS rezulton vetëm Edlira Jorgaqi, pasi Denar Biba në momentin që ndërroi vendet me Klement Zgurin kaloi si përfaqësues i Partisë Republikane. Katër anëtarët të cilëve iu mbaron mandati janë: Bledar Skënderi, i propozuar nga PS, Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni, të propozuar nga PD, si dhe Gëzim Veleshnja, i propozuar LSI në 2015 kur LSI ishte në aleancë me PS.

Tre të parët do të zëvendësohen nga të njëjtat forca politike që i kishin propozuar më parë, ndërsa komplikimi LSI pa asnjë anëtar në KQZ. Tani topi kalon në anën e Partisë Demokratike. Sipas ligjit, 2 këshilltarë i takojnë partisë më të madhe opozitare dhe i treti propozohet nga partitë e tjera opozitare, pra PR dhe LSI. Siç e thamë edhe më lart, PD do të propozojë dy kandidatë për vendet e saj vakante. Por me qëllim që LSI të mbetet ose jo jashtë, Basha duhet të vendosë, nëse do bëjë një ndarje të përfaqësuesve, ku një ta ketë PD, një PR dhe një LSI, apo PD të ketë 2 përfaqësues. Nëse ndodh kjo e fundit, i bie që LSI del jashtë loje, pasi nuk propozon dot asnjë emër. E vetmja zgjidhje është që PD të kërkojë shkarkimin e Denar Bibës, duke qenë se është i PR në letër. Por nëse ndodh kjo, mazhoranca mund të shkarkojë Klement Zgurin.

Parashikimet në ligj

Kodi Zgjedhor në nenet 14 dhe 15 ka përcaktuar qartë emërimin e anëtarëve të KQZ. Sipas nenit 14, 2 anëtarë propozohen nga partia më e madhe në mazhorancë, në këtë rast PS. Dhe 2 nga partia më e madhe në opozitë, në këtë rast PD. Dy anëtarët e tjerë propozohen nga partitë e tjera në mazhorancë përveç PS dhe nga partitë e tjerë në opozitë, përveç PD. Duke qenë se PS është e vetme, i takon asaj anëtari i tretë. Ndërsa sa i takon opozitës duhet të ketë një luftë PR-LSI, duke qenë se PDIU nuk ka deputetë në Parlament, sepse ata dolën të pavarur. Por gjithçka është në dorë të Bashës dhe Ramës. Nëse shkarkohet Klement Zguri, atëherë LSI hyn në lojë. Nëse jo, partia e Metës nuk do ketë përfaqësues në KQZ. Nëse Basha kërkon largimin e Bibës, kjo sjell dhe largimin e Zgurit dhe pastaj ripërtërihet e gjithë KQZ, ku mazhoranca merr 3 anëtarë dhe kryetarin, ndërsa Basha duhet të vendosë mes LSI dhe PR.

Mimoza Ibra