Ditën e martë në orën 20:45 Shqipëria do të përballet në “Air Albania” me Poloninë, në një sfidë që me shumë gjasë do të vendosë ekipin që do të kalojë në “Play Off”.
UEFA ka vendosur që arbitër kryesor në këtë sfidë të jetë francezi Clement Turpin, një nga më të mirët në botë, që sezonin e kaluar vendosi drejtësi në sfidën finale të Europa League mes Villareal dhe Manchester United, e fituar nga spanjollët me penallti.
Atij do t’i vijnë në ndihmë bashkombasit e tij: Danos, Gringore dhe Bouqet, ndërsa në VAR do të jenë Jeroma Brisard dhe Amaury Delerue.