osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndeshja historike mes Shqipërisë dhe Kroacisë, të dyja kombëtaret e kanë si finale! Gjykon një francez, Sylvinho ndryshime në formacion

Ndeshja historike mes Shqipërisë dhe Kroacisë, të dyja kombëtaret e kanë si finale! Gjykon një francez, Sylvinho ndryshime në formacion

Pasi kombëtarja shqiptare humbi ndeshjen me Italinë, të mërkurën do të përballet me Kroacinë. Të dy ekipet futen në fushë me zero pikë dhe ndeshja pritet të vulosë fatin e tyre për rrugëtimin europian.

Padyshim ky është një duel historik, pasi kjo ndeshje shihet si një përballje ‘jetë a vdekje’ për kalimin në raundin e dytë. Kroacia e cila u mund nga Spanja me rezultatin 3-0, kërkon 3 pikëshin dhe sulmuesi kroat Ante Budimiri tha se kjo është ndeshje kyçe.

“Duhet të synojmë për të mërkurën. Është finalja jonë, ndeshja jonë kyçe. Duhet ta përgëzojmë Spanjën. Të përpiqemi të përmirësohemi dhe të fitojmë të mërkurën”, ka thënë Ante Budimiri.

Ndeshja do të luhet të mërkurën në Hamburg në orën 15:00 në stadiumin “Volksparkstadion”, ku edhe kombëtarja shqiptare kërkon me këmbëngulje fitoren, pasi nuk ia doli me Italinë pavarësisht golit dhe rekordit të shënuar nga Bajrami. Një arbitër francez, François Letexier do të gjykojë ndeshjen.

Kjo është ndeshja e parë mes ekipeve në histori, paçka se shtetet kanë marrëdhënie të mira dhe janë pranë në Ballkan. Është ende herët për të folur për formacione të sigurta, por një gjë është e sigurt, trajnerin e kuqezinjve e shqetëson gjendja shëndetësore e Jasir Asanit, i cili ka një lëndim muskulor. Kështu, me shumë mundësi Sylvinho do e zbresë ekipin në fushë me ndryshime në formacion.

Sylvinho ka në mendje dy skema, atë që pati ndaj Italisë me 4-2-3-1, si dhe 4-3-3, që e ka provuar në miqësore, mirëpo përveç skemës dilemat vazhdojnë edhe në formacionin titullar, teksa në katërshen e mbrojtjes nuk dihet nëse do të luhet njësoj, apo “pistoni” i Rayo Vallecano, në La Liga, Ivan Balliu do të luajë në vend të Hysajt.

57 mijë vende ka stadiumi në Hamburg, ku shumica do jetë veshur kuqezi, nisur edhe nga precedenti i ndeshjes kundër Italisë.

Formacionet e mundshme

Shqipëria: Strakosha, Hysaj (Balliu), Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Asani (Laci), Bajrami, Hoxha (Seferi), Broja

Kroacia: Livakovic, Stanisic, Sutalo, Pongaric, Gvardiol, Kovacic, Brozovic, Modric, Majer, Kramaric, Budimir