Pas polemikave të shumta, në përfundim të ndeshjes së turpit mes Bylisit dhe Tiranës që përfundoi me rezultatin 2-1 dhe akuzave të shumta për tolerim si dhe përfshirje në baste, ka reaguar klubi i Tiranës.
Bardheblutë kanë rrëzuar poshtë të gjitha akuzat, duke theksuar se kurrsesi nuk mund të bëhen pjesë e asnjë skenari të stisur.
Sipas tyre, të gjitha këto tymnaja krijohen për të prishur harmoninë dhe pozitivitetin në skuadër si dhe për të dëmtuar imazhin e klubit.
REAGIMI I TIRANËS:
Duke mare shkak nga situata e krijuar në media kundrejt sfidës KF Tirana – FK Bylis, KF Tirana rrëzon poshtë të gjitha akuzat drejtuar saj. Nënvizojmë se klubi kurrsesi nuk mund të bëhet pjesë e asnjë skenari të stisur dhe i qëndron besnike objektivave te sezonit.
Të gjitha këto tymnaja krijohen per të prishur harmoninë dhe pozitivitetin që mbizotëron në klub. Jemi të gatshëm të analizojmë të gjithë situaten dashakeqe dhe mëse të gatshmëm për ta ndjekur atë në organet kompetente.
Asnjë aludim nuk mund të hedhë poshtë atë objektiv për të cilin ky ekip punon cdo ditë. Ftojmë të gjitha mediat të jenë sa më korrekte në pasqyrimin e materialeve të tyre pasi klubi yne do të jetë transparent për gjithcka ndodh në familjen tonë.
KF Tirana do të ndjëkë të gjithë procedurat ligjore për shpifjet e bëra mbi këtë sfidë. Ky proces do të jetë i vlefshëm për të gjithë personat që do të perpiqen të dëmtojnë imazhin e klubit më të madh në vend.