osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Ndërtesa Gjethi” – si u bë shtëpia e mjekut të Zogut bazë e Sigurimi

“Ndërtesa Gjethi” – si u bë shtëpia e mjekut të Zogut bazë e Sigurimi

Godina Gjethi aq e përfolur dikur në heshtje dhe gjatë tranzicionit shqiptar duke u bërë edhe temë debatesh, ka historinë e saj para se të shtetëzohej.

Jani Basho u lind në qytetin e Pogradecit në vitin 1892 në një familje të varfër. I ati (Kozmai apo Komi) rridhte nga fisi i Bashove, vendosur në këtë vend shumë vite më parë. E ëma (Anastasia) ishte nga fisi i Kuteli- Ekonomi, bijë e Risto Kuteli Ekonomit, i cili ishte djalë i madh i Nikolla Risto Kutelit, themeluesit të kishës së vjetër “Fjetja e Shën Mërisë” në Pogradec.

Familja e Komi Bashos kishte tetë fëmijë, pesë vajza dhe tre djem. Djali më i madh ishte Gjoka. Jani ishte fëmija i pestë. Komi kishte një shtëpi të vogël dhe një kopsht, rriste dhe shiste perime, punë me të cilën mezi mbante gjallë familjen e tij të madhe. Por në fillim të vitit 1900 një nga bejlerët e Starovës, i njohur në të gjithë krahinën për sulmin dhe mizoritë e tij, nisi një sherr me të. Komi nuk u përkul dhe një ditë shtëpinë dhe tokën ja morën sejmenët e beut, duke nxjerrë në rrugë të madhe. Një i afërm i strehoi në shtëpinë e tij, ku e lëshoi një dhomë me qira. Pa tokë e pa shtëpi e me një tufë fëmijë, Komi zuri me qira një mulli në Selcën e Poshtme të Mokrës, bashkë me një a dy dynym tokë rreth mullirit. Në këtë kohë djali i madh Gjoka ishte 17-vjeç, ndërsa Jani 8 vjeç. Në vitin 1900 e vranë në mullirin ku punonte. Edhe Janin e vogël 8-vjeçar, i vetmi që u ndodh në mulli pranë të atit, e kapi një plumb në pulpën e këmbës. Disa javë më vonë vdes edhe vëllai i vogël, Thomo. Në këtë mënyrë familja prej tetë vjetësh mbetet në mes të katër rrugëve. Tani ajo përbëhet nga nëna, Gjoka, Jani i vogël dhe pesë motra.

Në vitin 1913 kur Jani ishte 21 vjeç, bashkë me disa pogradecarë të tjerë kallëzohet si “spiun grek” nga bejlerët e Starovës, kapet nga serbët në Ohër dhe dënohet me vdekje. Shpëton rastësisht, pasi një natë përpara ekzekutimit forcat serbe u thyen nga dibranët.

Arsimimi

Jani i filloi mësimet në shkollën fillore greke të Poradecit, ku u dallua për zell e zgjuarsi. Të motrat tregonin se në mëngjes mezi i dilte gjumi dhe shpesh bëhej vonë për në shkollë. Meqenëse i vinte turp nga mësuesi, e ëma detyrohej ta çonte deri në klasë, por mësuesi gjithmonë i thoshte: “ Mos u lodh moj nënë, ky le të vijë kur të dojë, se gjithmonë është i pari”.

Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes, Gjoka e çoi në gjimnazin grek të Manastirit. Bashkënxënësit e tij pogradecarë…, kanë treguar se në këtë gjimnaz Jani u cilësua që në fillim si një nga nxënësit më të mirë të shkollës. Pasi mbaroi shkëlqyeshëm shkollën e mesme pati shumë oferta nga mësues grekë dhe grekomanë që ishin në Manastir për të marrë nënshtetësinë greke dhe më pas, me bursë greke të vazhdonte studimet ku të dëshironte në Athinë. Këto oferta Jani i hodhi poshtë me krenari dhe me diplomën e gjimnazit në xhep u kthye në Pogradec. Disa muaj më vonë për të mësuar turqishten regjistrohet në gjimnazin turk Manastir. Edhe këtë gjimnaz e mbaroi me rezultate të shkëlqyera.

Dr. Basho tregonte se kur u regjistrua në gjimnazin turk, nuk e morën fare parasysh se, kishte mbaruar shkëlqyeshëm gjimnazin grek dhe meqenëse ishte i vetmi ortodoks në klasë e vendosën në vendin e katërmbëdhjetë. Rregulli i gjimnazit turk të asaj kohe ishte që i pari i klasës të rrinte në bankë të parë, i dyti në krah të tij e kështu me radhë. Pas një kontrolli në matematikë nga Ministria Turke e Arsimit që rastësisht iu bë këtij gjimnazi, e vendosin përfundimisht në vendin e të parit të klasës, vend që e mbajti deri në përfundimit e gjimnazit. Gjatë kohës që ishte në Manastir, në verë, kthehej në Pogradec, por pushimet i kalonte më shumë pranë të vëllait në Homaçan të Mokrës së Poshtme. Në familje, veçanërisht nga i vëllai dëgjonte vetëm fjalë të këqija ndaj bejlerëve që e lanë familjen në rrugë të madhe.

Si i mbaroi të dy shkollat e mesme, me ndihmën e të vëllait dhe të disa miqve të të vëllait, prej Homçani që kishin shkuar në kurbet, në Stamboll, ku shisnin, Jani shkoi atje dhe u regjistrua në Fakultetin e Drejtësisë. Pas ndonjë viti nisi Lufta Ballkanike… Kështu, në vitin 1914, në prag të shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Jani regjistrohet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Vjenës, por studimet i filloi një vit më vonë…

Dr. Basho tregonte se i filloi studimet në një gjendje të vështirë ekonomike, si del nga letrat e tij të shumta dërguar familjes në Pogradec. Para nuk kishte dhe si për të gjithë studentët e tjerë, bursa ishte e vogël. Nga njëra anë dëshira e madhe për t’u bërë mjek i mirë, e nga ana tjetër vështirësitë e mëdha ekonomike e detyruan që kohën më të madhe të kohës ta kalonte në spital. Studimet i përfundoi në verën e vitit 1921, por sipas rregullit austriak të atëhershëm, një mjek i sapodiplomuar nuk i lejohej që të fillonte punë në Vjenë, pa punuar më parë në një vend tjetër, pavarësisht nga rezultatet e arritura. Por për Dr. Janin u bë një përjashtim. Ai shkoi dhe zëvendësoi për një muaj një mjek në një zonë malore jashtë Vjenës. Më pas nisi një specializim të përgjithshëm 3-vjeçar (9 muaj Mjekësi Interne, 9 muaj Kirurgji e Përgjithshme, 9 muaj Obstetrikë-Gjinekologji dhe 9 muaj Okulistikë e Dermatogji).

U kthye në Shqipëri gjatë 6 muajve të qeverisë së Fan Nolit. Pas përmbysjes së kësaj qeverie Bashoja shkoi përsëri në Vjenë, në janar të vitit 1925. Këtu u specializua përsëri për afro 3-vjet e gjysmë të tjera (1 vit Kirurgji dhe 2 vjet e gjysmë në Obstetrikë-Gjinekologji ). Gjatë këtyre specializimeve fitoi të drejtën e ushtrimit të profesionit në Spitalin e Universitetit të Vjenës, ku u emërua kryeasistent dhe më pas zëvendës i kryekirurgut të Vjenës. I thanë se vendi i kryekirurgut ishte vetëm për të, i propozuan edhe martesën me një vajzë nga një familje e madhe austriake, por të dyja këto kushtëzoheshin me qëndrimin e tij përgjithmonë në Vjenë. Por ai nuk pranoi.

Veprimtaria atdhetare në Vjenë

Në 10 Mars të vitit 1918 studentët shqiptarë të Vjenës themeluan shoqërinë studentore shqiptare, të cilën e quajtën “Albania”, shoqëri e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm atdhetar jashtë Shqipërisë.

Jani Basho ishte një nga studentët më aktivë të kësaj shoqërie, krahas studentëve të tjerë si: Fuad Asllani, Irakli Buda, Gjovalin Gjadri, Ndoc Naraçi etj. Shoqëria e studentëve shqiptarë kishte edhe revistën e saj “Djalëria”, numri i parë i së cilës doli në prill të vitit 1920. Këtu bashkëpunonin edhe një numër i madh patriotësh shqiptarë si: Barjam Curri, Hasan Prishtina, Rexhep Mitrovica, Gjergj Pekmezi, FAIK KONICA etj. Jani Basho shkruante shumë shkrime në këtë revistë, dhe kurdoherë ka qenë i mendimit se Shqipëria duhej të orientohej përfundimisht nga Perëndimi, nga vendet me kulturë të vërtetë, duke flakur tutje të kaluarën dhe prapambetjen që la pushtimi i gjatë otoman…

Ja si i drejtohet studenti Jani Basho, Aleksandër Moisiut, aktorit më të madh europian të asaj kohe

“Oh, do të ma kishte ënda që këtë të vërtetë ta përhap në të gjithë botën, do të ma kishte ënda t’i dëftoj askujt, që ky yll i shkëlqyer, Moisiu ynë rrjedh prej atij populli, prej të cilit një shumicë vjeshtorësh ka marrë heronjtë e vet, prej popullit të Pirros, e të Skënderbeut, prej popullit shqiptar…”

Kthimi në Shqipëri

Dr. Jani Basho u kthye për 6 muaj në Shqipëri, në gjysmën e dytë të vitit 1924. Në këtë kohë ishte me punë në spitalin e Universitetit të Vjenës. Në qershor të këtij viti, kur në fuqi ishte qeveria e Imzot Fan Nolit, shkuan në Vjenë Bajram Curri dhe Hasan Prishtina, miq të vjetër të tij, dhe i thanë: “Doktor Basho nuk ka më kuptim që të rrish në Vjenë duhet që të kthehesh sa më parë në Tiranë, për të organizuar mjekësinë shqiptare”.

Jani pranon dhe menjëherë, sapo mbërriti në Tiranë, u caktua mjek i Bashkisë, ku iu tha se: “… do të qëndrosh në detyrë deri sa të stabilizohet gjendja dhe pastaj ti do të jesh personi që do të përgjigjet për shëndetësinë shqiptare, çfarë do të thuash ti, do të bëjë qeveria në këtë sektor”. Në qeverinë e Fan Nolit nuk arriti të organizohej Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë. Në vitin 1924 u përmbys qeveria e Nolit, dhe Jani Basho vendosi që të kthehej përsëri në Vjenë. Ku qëndroi edhe 3 vjet e gjysmë dhe filloi që të specializohej përsëri për degët Kirurgji dhe Obstetrikë-Gjinekologji. Në nëntor të vitit 1927 u kthye në Tiranë, duke sjellë me vete edhe projektet për ndërtimin e spitaleve, emërohet shef i përgjithshëm i Seksionit të Shëndetësisë në Komandën e Mbrojtjes Kombëtare dhe drejtor i spitalit ushtarak ku sipas kujtimeve të Pasko Milo Paskos: “ Vuri rregull dhe disiplinë të fortë”.

Funksioni tjetër i tij, i pa deklaruar ishte: mjek personal i Mbretit Zog.

Ai bëri përpjekje për ndërtimin e shumë spitaleve, ndërtimin e QSUT-së, dha bursa në mjekësi, ku shumë studentë përfunduan studimet jashtë. Shumë nga këta mjekë nuk u kthyen më në Shqipëri, edhe pse ai shprehte kënaqësinë e tij ndaj atyre që ktheheshin për t’i shërbyer vendit.

Në këtë kohë Jani bëri përpjekje për të sjellë ujin e Selitës në Tiranë. Rreth vitit 1929 kur erdhi FAIK KONICA në Tiranë, i propozoi që të kthehej bashkë me të në Amerikë, që të vendosej në Institutin Rockfeller në Nju Jork, sepse ishte i interesuar që propozimi i tij të ishte zyrtar. Jani nuk pranoi dhe i tha se kishte vendosur që të qëndronte përfundimisht në Tiranë, meqenëse ishte vendosur që të ndërtoheshin spitalet.

Mbas lufte, shteti i atëhershëm shqiptar ia shtetëzoi “për nevoja të shtetit” të dy shtëpitë e tij

Në vitin 1935, kur u largua nga çdo funksion zyrtar, hapi në shtëpinë e tij të parën klinikë private në historinë e shtetit shqiptar. Idenë për të ndërtuar një klinikë mjekësore private Dr. Jani e kishte pasur që herët. Me këtë qëllim bleu nga shteti shqiptar një sipërfaqe toke prej 2400 metër katror në qendër të Tiranës (dekret ligji Nr.155, 28 qershor 1929). Ndërtimi i godinës filloi në vitin 1929 (projekt austriak) dhe përfundoi më 1931. Në këtë klinikë të organizuar me më shumë se 30 shtretër, Dr. Basho kryente detyrën e mjekut obstetër-gjinekolog, internist dhe kirurg. Klinika kishte sallë lindjeje të plotësuar dhe sallë operacioni (shtrati operator i klinikës private të tij mbas shtetëzimit ka shërbyer për shumë kohë në sallën e Maternitetit të Tiranës. Në këtë klinikë ku janë kryer ndërhyrje nga më të ndryshmet si: gjinekologjike, obstertrikale, abdominale etj. Aty ai punoi edhe me ndihmën e Dr. Osman Jonuzit. Në të njëjtën kohë Dr. Basho punonte edhe në Pavijonin e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë të Spitalit Civilë.

Në klinikën e tij punoi deri në pushtimin e Shqipërisë nga Italia. Në periudhën e parë të pushtimit (1939-1942) pranoi të emërohej drejtor i përgjithshëm i Shëndetësisë, por nuk pranoi dhe nuk pati kurrë asnjë këshilltar italian. Në këtë kohë ndërtohet Materniteti i Tiranës, ku dha kontribut të padiskutueshëm. Mbas lufte, shteti i atëhershëm shqiptar ia shtetëzoi “për nevoja të shtetit” të dy shtëpitë e tij, klinikën private “Basho” dhe shtëpinë ku banonte (dy godinat pranë njëra-tjetrës që ndodhen në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” mbrapa Ministrisë së Mbrojtjes, midis Postës Qendrore (Telekomit) dhe Gjykatës së lartë. I caktuan për banim një shtëpi fare të vogël, pranë ndërtesës ku ka qenë më parë Radio Tirana.

Në atë kohë ai i shkruan kështu të vëllait : “… Deri para pak koshash isha mobilizuar në spitalin ushtarak të këtushëm, ku punova 3 muaj për mjekimin e partizanëve të plagosur. Tani u lirova dhe jam në shtëpinë që më caktoi qeveria. Është e vërtetë se shtëpia ku banoj tani është e vogël dhe nuk është e përshtatshme për profesionin tim, duke qenë se unë të dy shtëpitë e mia i kisha bërë për klinikë, por tash do të bëj si do të bëj dhe më vonë pas lufte kam shpresë se qeveria do të m’a lirojë njërën prej shtëpive ku të mundem të riçel prapë klinikën dhe të ushtroj si duhet profesionin tim, prandaj mos u bëj merak për mua…”.

Qeveria jo vetëm që nuk u kujtua kurrë, jo vetëm që shtëpitë iu shtetëzuan, por për Dr. Bashon filloi një periudhë e vështirë e vetëm falë asaj që ishte mjek e për mjekë kishin nevojë, nuk u dënua nga regjimi komunist me ndonjë pretekst të sajuar, si shumë intelektualë të tjerë. Nga dhjetori i vitit 1944 deri në pranverë të vitit 1945 punoi si mjek kirurg në spitalin ushtarak, pastaj si kirurg-gjinekolog në Maternitetin e Tiranës. Në fillim të vitit 1948 u emërua drejtor i Spitalit Opsteterik-Gjinekologjik, detyrë që e mbajti deri në fundin e vitit 1952. Gjatë kësaj periudhe ai përgatiti mjekët e parë dhe mamitë e para që i shërbyen gjithë vendit. prej këtij viti e derisa vdiq në shkurt të vitit 1957, megjithëse i moshuar ai vazhdoi që të punonte mjek në këtë maternitet. Gjashtë muaj para vdekjes e nxorën në pension. Ai u luftua asokohe, i bën edhe një gjyq në këtë institucion duke e quajtur si”antisovjetik”, si njeri që “nuk përfillte dhe nuk përdorte metodat sovjetikë të mjekimit”.

Materiali u përzgjodh nga “Sa kam shpirt, kam shprese?…U. M. Dr. Jani Basho (1892 – 1957)”, autor Jovan Basho.

Qeveria kthen godinën në muze

Godina e emërtuar “Gjethi” do të kalojë nga pronësia e Shërbimit Informativ të Shtetit në atë të Ministrisë së Kulturës. Me vendimin e Këshillit të Ministrave kjo godinë për të cilën do të jetë përgjegjëse për administrimin Ministria e Kulturës, pritet të kthehet në një muze me materiale autentike të përdorura nga Sigurimi i Shtetit. Në mbledhjen e Qeverisë u vendos: “Ndryshimi i përgjegjësisë së administrimit, nga Shërbimi Informativ i Shtetit te Ministria e Kulturës, të pronës së paluajtshme shtetërore, me emërtimin “Objekti “Gjethi””, adresa: rruga “4 Shkurti”, Tiranë, ndodhur në zonën kadastrale 8380, me sipërfaqe të përgjithshme 1 667,06 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 513,66 m2, sipas formularit dhe planimetrisë që i bashkëlidhen këtij vendimi, për çeljen e muzeut me materiale autentike të përdorura nga Drejtoria e Sigurimit të Shtetit dhe riprodhime të ndryshme”. Sipas vendimit, “Ministrisë së Kulturës i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në këtë vendim, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve”./VOAL/