Drejtuesja e emisionit Open, Eni Vasili, lexoi në studio një mesazh që ia kishte dërguar një politikan i njohur në vend, i cili i konfirmonte se mes Ramës dhe Bashës do ketë marrëveshje.
Sipas mesazhit që lexoi Eni Vasili, shumë shpejt Rama dhe Basha do të bëjnë një marrëveshje të re si ajo e vitit 2017 dhe se palët kanë rënë dakord paraprakisht për një sistem të ri mazhoritar të pastër. Po ashtu, në mesazh thuhej se zgjedhjet do të mbahen në pranverën e vitit 2020 dhe Lulzim Basha do të bëhet kryetar i Parlamentit si dhe do të ketë gjysmën e qeverisë.
Ndërkohë, politikani i njohur, emrin e të cilit Eni Vasili nuk pretendoi ta tregonte, shprehej se kryeministër do të zgjidhet me konsensus socialisti Bashkim Fino.