osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Ndërsa opozita e degraduar si “qen pa kolibe” flet për ekonomi të përkeqësuar Moody’s e S&P raport për Shqipërinë: Progres i dukshëm, një hap larg vendeve me progres të lartë ekonomik nga (B+ në A)

Ndërsa opozita e degraduar si “qen pa kolibe” flet për ekonomi të përkeqësuar Moody’s e S&P raport për Shqipërinë: Progres i dukshëm, një hap larg vendeve me progres të lartë ekonomik nga (B+ në A)

Ministria e Financave ka publikuar sot të dhëna të raportit të dy agjencive ndërkombëtare të vlerësimit Moody’s dhe Standard & Poor’s të cilat nuk kanë ndryshuar vlerësimin e tyre për ekonominë shqiptare duke konfirmuar vlerësimin B+ me pritshmëri të qëndrueshme.

“Ky konfirmim bazohet në rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe vijimësinë e saj në periudhën afat-mesme; uljen e borxhit publik dhe deficitit, si dhe përmirësimi i llogarisë korrente dhe përballueshmërinë e tyre nga flukset hyrëse të Investimeve të Huaja Direkte.

Agjencitë vlerësojnë se profili makroekonomik i Shqipërisë si dhe parametrat e borxhit kanë vazhduar të përmirësohen. Vlerësimi i qëndrueshëm merr në konsideratë nga njëra anë përmirësimin e profilit makroekonomik, progresin në reformat strukturore dhe institucionale, si dhe konsolidimin fiskal të arritur gjatë viteve të fundit.” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Financave.

Ndër të tjera raporti vlerëson se dinamika e rritjes ekonomike është përmirësuar gjatë viteve të fundit me perspektivën ekonomike të favorshme, pavarësisht moderimit të rritjes gjatë këtij viti.

“Pavarësisht se situata e fundit politike identifikohet si një rrezik për perspektivën ekonomike dhe për ritmin e implementimit të reformave strukturore, agjencitë vlerësojnë se qeveria shqiptare do të vijojë me axhendën e reformave në afatin e mesëm, në linjë me aspiratat për integrimin në BE.

Autoritetet po vijojnë në mënyrë aktive përpjekjet për të rritur qëndrueshmërinë e borxhit publik. Agjencitë parashikojnë vazhdimin e konsolidimit fiskal dhe vijimësinë e uljes së borxhit publik, në përputhje edhe me rregullin fiskal, si dhe vlerësojnë pozitive përpjekjet e autoriteteve për të përmirësuar administrimin e të ardhurave. Gjithashtu vlerësohen planet për të rritur rolin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në vlerësimin e rreziqeve të mundshme të PPP.

Vlerësohet se cilësia e institucioneve shqiptare është përmirësuar në vazhdën e rrugëtimit drejt BE, gjë e cila mbështet perspektivën pozitive të rritjes afatmesme. Progres i dukshëm është bërë në reformën në drejtësi, e cila po vijon, si dhe në luftën kundër ekonomisë informale, korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërkohë që progresi në fushat e “sundimit të ligjit” dhe “të drejtave të pronësisë” ka përmirësuar klimën e biznesit.” mbyllet deklarata e Ministrisë së Financave.