osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndërkombëtarët ngrenë alarmin: Fraksione brenda PD dhe LSI kanë shtuar sulmet kundër SHBA e BE nga frika e prangave të SPAK

Ndërkombëtarët ngrenë alarmin: Fraksione brenda PD dhe LSI kanë shtuar sulmet kundër SHBA e BE nga frika e prangave të SPAK

Organizata e financuar nga shteti amerikan për monitorimin e demokracisë, lirisë së shprehjes dhe të drejtave të njeriut “Freedom House” konstatoi në raportin vjetor “Nations in Transit 2022” se SHBA dhe BE po sulmohen ashpër nga grupime brenda partive opozitare të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në vitet e fundit.

Në raportin analizues për ecurinë e indikatorëve të sistemit demokratik shqiptar, “Freedom House” nënvizon se këto fraksione akuzojnë Brukselin dhe Uashingtonin për ndërhyrje në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe cenim të sovranitetit.

Por, sipas kësaj organizate, arsyeja e vërtetë e luftës së fraksioneve opozitare ndaj SHBA dhe BE lidhet me investimet e dy partnerëve tanë në fushën e drejtësisë shqiptare, ku dy projektet më themelore janë vetingu dhe Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Organizata amerikane jofitimprurëse raporton se reforma në drejtësi në vendin tonë ka rritur pritshmëritë në opinionin publik pasi po shtohen hetimet ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të akuzuar për korrupsion që po kryhen nga SPAK.

Kjo lidhet me arrestimet e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka; ish-deputetit të PS, Alqi Bllako; ish-kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, etj. “Në vitet e fundit, sidomos gjatë 2021, fraksionet brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI, e themeluar nga Meta në 2004) dhe Partisë Demokratike kanë shtuar retorikën e ashpër ndaj SHBA dhe BE duke pretenduar se po ndërhyjnë në çështjet e brendshme dhe sovranitetin e Shqipërisë.

Kjo retorikë kundërshtuese ndaj SHBA dhe BE lidhet me investimet e rëndësishme të huaja ekonomike dhe politike në strukturat e zbatimit të ligjit dhe procesin e veting-ut në sistemin e drejtësisë.

Kjo e fundit ka rritur pritshmëritë për hetimet ndaj abuzimeve me pushtetin dhe korrupsionin nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë publikë”, analizon “Freedom House” për sulmet ndaj SHBA dhe BE.
“FH” kritika dhe për Metën

“Freedom House” shfaqi kritika dhe ndaj presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Në raportin e “Nations in Transit 2022”, shkruhet se kreu i shtetit bëri thirrje për dhunë gjatë fushatës zgjedhore për 25 prill 2021 duke iu kërkuar qytetarëve të mbrojnë me forcë nëse do të manipuloheshin votat e tyre.

Në këtë mënyrë, “Freedom House” kritikon kreun e shtetit për tejkalim kompetencash kushtetuese dhe shkelje të paanshmërisë politike duke bërë fushatë kundër PS në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar si dhe duke akuzuar SHBA dhe BE se po mbështesnin kryeministrin Rama për të kapur shtetin dhe sistemin e drejtësisë.

“Në fushatën për zgjedhjet parlamentare, presidenti Ilir Meta bëri fushatë hapur kundër Partisë Socialiste duke u bërë thirrje qytetarëve për të përdorur dhunë nëse vota e tyre manipulohej. Pas shpërthimeve të Metës, SHBA dhe Bashkimi Europian u bënë thirrje liderëve politikë që të përmbahen dhe të refuzojnë dhunën.

Presidenca shqiptare ka karakter honorifik dhe përgjithësisht kuptohet si rol apolitik. Megjithatë, Meta vazhdoi më tej duke akuzuar hapur SHBA dhe BE se po ndihmonin kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për të kapur shtetin dhe sistemin e drejtësisë”, shkruhet në raportin e “Freedom House” ndaj Ilir Metës.