osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndërkombëtarët, jashtë loje Berishën e Kryemadhin: Vihet në lëvizje KQZ për emërimin e kandidatëve pasardhës

Ndërkombëtarët, jashtë loje Berishën e Kryemadhin:  Vihet në lëvizje KQZ për emërimin e kandidatëve pasardhës

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim rrezikojnë të shkojnë drejt humnerës përmes djegies së mandateve. Teksa 57 emra dorëzuan mandatet e deputetëve, dje janë dhënë sinjalet e para se mund të kemi një opozitë të re në Parlament. Frika më e madhe e Bashës dhe Kryemadhit ishte me atë se çfarë do të ndodhë me emrat pasardhës, ndërsa ka shumë nga ata që mund të marrin vendet e lëna bosh. Dje KQZ ka vënë në dijeni kandidatët, se ju takon mandati i deputetit pas dorëheqjes së 57 deputetëve të opozitës.

Referuar afateve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor ata kanë 10 ditë kohë në dispozicion për të dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit, gjithmonë nëse do të pranojnë të marrin mandatit e deputetit të lënë vakant. Në rast të mos pranimit të mandatit, KQZ do të procedojë me pasuesit në listë, sipas qarqeve përkatëse. Këto shkresa ju janë vendosur për dijeni edhe subjekteve politike PD dhe LSI. Kandidatët që do të plotësojnë vendet bosh në Parlament do të jenë 40 nga PD dhe 17 nga LSI.

Reagon CDU

Teksa KQZ ka nisur procedurat e zëvendësimit, duket se PD dhe LSI kanë marrë një goditje edhe nga Berlini. Për herë të parë, partia e Angela Merkel u ka kërkuar kandidatëve pasardhës që të marrin mandatet e lëna nga 57 deputetët. Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag për politikat evropiane, Florian Hahn, reagoi për krizën politike në Shqipëri, pas djegies së mandateve parlamentare nga opozita.

Gjatë një interviste për “Deutsche Welle”, Florian Hahn u shpreh se situata politike në Shqipëri është shumë e vështirë. Por sipas tij, emrat pasardhës në listë nuk duhet tu binden liderëve politikë. Kjo do të thotë se ndërkombëtarët mund të nxjerrin jashtë loje, Bashën, Berishën e Kryemadhin. Sinjalet janë se tani ndërkombëtarët do të lobojnë të bindin emrat pasardhës në listë që të bëhen deputetë dhe në këtë mënyrë do kemi një opozitë të re në Parlament, pa Berishën e Kryemadhin.

“Kjo është një situatë e vështirë: Zakonisht ka një pasardhës për dikë që lëshon një mandat. Në se ka njerëz të arsyeshëm që janë në gjendje ta bëjnë këtë, atëherë këta duhet të zënë vendet e mbetura bosh”, deklaroi Florian Hahn. Zëdhënësi i grupit parlamentar CDU/CSU u shpreh se për dorëzimin e mandatit nuk duhet të vendos partia as deputetët, por populli të cilët u kanë besuar me votën e tyre.

“Ky ishte një gabim i rëndë dhe në fakt nuk është partia ajo që vendos për mandatin. Kjo është pyetja tjetër sesi kuptohet demokracia. Janë njerëzit, përfaqësuesit e popullit që janë zgjedhur dhe jo partia, ata që vendosin nëse dikush do ta dorëzojë mandatin apo jo”, tha ai. Florian Hahn u shpreh kundër mendimit të opozitës për zgjedhje të parakohshme. Ai ka dënuar veprimin e opozitës për bojkot të Parlamentit, duke thënë se kjo gjë pengon integrimin e vendit drejt BE-së.

Gjermania kundër zgjedhjeve të parakohshme

Florian Hahn tha se nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, atëherë do të ketë gjithmonë të njëjtin veprim nga çdo parti opozitare që do të pasojë. “E çfarë do të mësonin partitë nëse do të imponoheshin zgjedhje të reja në një mënyrë që nuk parashikohet nga kushtetuta? Ta zëmë se do të kishim kështu një parti tjetër në pushtet. Çfarë do të mësonte partia opozitare nga kjo? Ajo do të mësonte se duke bojkotuar sistemin dhe duke dorëzuar mandatet sërish mund të imponoheshin zgjedhje të reja.

Këtu shtrohet pyetja se ku dëshiron të shkojë Shqipëria. Dëshiron të jetë një vend i qëndrueshëm demokratik, dëshiron të bëhet pjesë e BE-së? Opozita bën mirë që i shoqëron në mënyrë kritike proceset reformuese. Por jo bojkoti, bojkoti nuk është i përshtatshëm për përkrahjen e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së”, tha ai. /Elisjeda Kiko