osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ndërkombëtarët japin alarmin: Skenarët rusë të Berishës e Metës rrezikojnë gjithë Ballkanin!

Ndërkombëtarët japin alarmin: Skenarët rusë të Berishës e Metës rrezikojnë gjithë Ballkanin!

Ndërkombëtarët japin alarmin se Rusia po tenton destabilizimin e Ballkanit. Gazeta e ka thënë prej disa ditësh se opozita po ndjek skenarë që i shërbejnë vendeve armike. Madje dhe ndërkombëtarët kanë deklaruar disa herë se individë të caktuar në vend, e sidomos Sali Berisha kanë lidhje me rusët. Faktet deri më tani kanë treguar se vetëm dy parti kanë pasur kontakte me Moskën: PD dhe LSI. Falë ndihmës së tyre bënin lobime në SHBA.

Edhe tani dyshimet janë se Meta e Berisha po ndjekin skenarë për interesat e Moskës, me qëllim që vendi të shkojë drejt mosbindjes civile. Ajo që e fakton një gjë të tillë është se sipas ekspertëve ndërkombëtarë, Rusia ka kthyer sytë nga vendet në krizë dhe me paqëndrueshmëri politike. Sipas tyre, në shtetet Ballkanike ku ka përplasje operojnë dhe fraksionet ruse. Dimitar Bechev, hulumtues në Qendrën për Studime Sllave, Euroaziatike dhe Lindore në Universitetin e Karolinës së Veriut, në një intervistë për “European Western Balkans”, ka treguar se si Rusia po shtrin tentakulat në vendet ballkanike.

I pyetur se çfarë sjell ndikimi rus, ai ka thënë: “Skenari më i keq është izolimi. Korrupsioni dhe kapja e shtetit do lulëzojnë. Dhuna me intensitet të ulët në ose mes shteteve do kthehet përsëri. Pak më vonë ndërhyrja e huaj mund të jetë shumë më kërcënuese. Edhe tani është shqetësuese, por as Rusia as Kina nuk mund të bëjnë shumë për të zëvendësuar Perëndimin. As Turqia nuk mundet. Aktorë të tillë përfitojnë vetëm nga përplasjet e brendshme që janë tashmë në shtete e Ballkanit”.

Pra ai ka treguar qartë se Ballkani po përfshihet nga kriza të thella në shumë vende dhe kjo mund të shfrytëzohet nga Moska. Po ashtu ai ka thënë se Rusia ka filluar të ndikojë hapur në Bullgari, Serbi e Kosovë. Megjithatë ka treguar se çdo skenar krize i shërben Moskës. Kjo forcon dhe një herë idenë se dhe në Shqipëri kemi një skenar të fortë rus.

Ndikimi rus në Ballkan

Ballkani është mbërthyer nga kriza të forta ditët e fundit. Në Shqipëri, në Mal të Zi, në Bullgari dhe në Serbi opozitat janë larguar nga Parlamenti. Por për ekspertët rol në këtë mes ka dhe Rusia. Sipas tij, në Serbi nuk ka diskutim që Rusia ka ndikim të madh, ndërsa e njëjta gjë po ndodh dhe në Bullgari. Medvedev pritet që të bëjë një vizitë në Sofje. Por interesante është se në Shqipëri, Mal të Zi dhe në Serbi qeveritë drejtohen nga persona që kanë mbështetje amerikane.

Në Mal të Zi amerikanët frenuan ndikimin rus në zgjedhje, në Serbi Vuçiç ka qetësuar marrëdhëniet me Trump, ndërsa dhe në Shqipëri, Rama po mban marrëdhënie të mira me SHBA. Fakti që opozitat në këto shtete po dalin kundër, ka bërë që shumë ekspertë ndërkombëtarë të mendojmë se kemi të bëjmë me një skenar të zgjedhur rus për të goditur pro amerikanët dhe për të destabilizuar Ballkanin.

Dje gazeta tregoi se si eurodeputeti Knut Fleckenstein në një takim që ka pasur me shoqërinë civile kishte akuzuar Berishën për lidhje me rusët. Ish-nëndrejtori i FBI deklaroi po ashtu të njëjtën gjë për ish-kryeministrin. Ndërkohë mediat ruse i bëjnë elozhe vetëm Ilir Metës. Kjo tregon qartë se skenarët destabilizues të opozitës nuk bëhen vetëm për kredo politike, por po ndihmojnë Moskën që të shtrijë ndikimin e saj në Ballkan. Fakti që shumë vende janë në krizë të thellë politike, kjo është një mundësi e artë për Moskën që rajoni të mos dominohet i gjithi nga Perëndimi. /Kliti Topalli