Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca i ka dalë në krah ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim për apelin e bërë lidhur me prokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj.
“Ne mbështesim plotësisht rekomandimin e ONM. Ne shpresojmë që KPA të shqyrtojë çështjen me integritet dhe pavarësi për të siguruar që çështjet e rëndësishme të theksuara në rekomandimin për apelim të konsiderohen siç duhet”, tha Soreca.
Disa javë më parë, Komisioni i Pavarur të Kualifikimit konfirmoi në detyrë kryeprokuroren e Tiranës, Elisabeta Imeraj.
Por ditën e djeshme, ONM ka dërguar në Institucionin e Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta kundërshtuar këtë vendim.
Sipas Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit thuhet se kryeprokurorja e Tiranës duhet të rivlerësohet për të tria kriteret.